Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike….
Afazia është një çrregullim gjuhësor.Njerëzit që vuajnë nga afazia mund të kenë probleme me të folurit, të kuptuarit, të lexuarit, të shkruarit dhe kryerjen e mbledhjeve. I sëmuri me afazi nuk di të flasë.
Afazia më së shumti shkaktohet nga goditjet, çfarëdo dëmtimi ose sëmundje e pjesëve të trurit të cilat e kontrollojnë të folurit mund të shkaktojnë afazinë.
- Këtu përfshihen: tumoret e trurit,
- lëndimet traumatike të trurit, dhe
- çrregullimet.
Simptomat specifike të afazisë ndryshojnë varësisht nga vendndodhja dhe masa e lëndimit të trurit.
Personat që kanë dëmtime në pjesën e përparme të trurit mund të kenë vështirësi në të folur por ata mund të kuptojnë më saktësi atë që të tjerët flasin.
Ata të cilët kanë lëndime në pjesët anësore të trurit zakonisht flasin rrjedhshëm, që do të thotë se ritmi i gjuhës tingëllon normal. Gjuha e tyre mund të përmbaj fjalë të gabuara apo të ngatërruara. Ata po ashtu kanë vështirësi për të kuptuar çfarë të tjerët flasin.
Probleme në shqiptimin e gjuhës, probleme në shqiptimin e fjalëve të cilat dëshirojnë ti shprehin, zëvendësimi i fjalëve të qëllimshme më fjalë të tjera të cilat mund të jenë të lidhura në kuptim me fjalën e synuar, për shembull “pulë” për fjalën “peshk”etj
- Si diagnostikohet afazia?
- Të kuptuarit akustik: kuptueshmëria e fjalëve, pyetjeve, drejtimeve, dhe ngjarjeve të cilat tregohen me zë.
- Shprehjet verbale: shprehja automatike e radhitjeve, p.sh. ditët e javës, emërimi i objekteve, përshkrimi i fotografive, përgjigjja e pyetjeve, dhe në përgjithësi komunikimi.
- Përdorimi i gjesteve, vizatimi, dhe mjetet e tjera mbështetëse të komunikimit.
- Ekzistojnë lloje të ndryshme të trajtimeve, por të gjitha varen nga nevoja dhe qëllimet e personave me këtë sëmundje. Trajtimi mund të sigurohet në grupe apo individualisht.
Patologjistët e gjuhës-dhe të folurit punojnë në aktivitete të cilat e përmirësojnë komunikimin në përgjithësi të situatave të ndryshme.
- Si të komunikojmë më mirë me persona që vuajnë nga afazia?
- Tërhiq vëmendjen e personit para së të flasësh,
- mbaje kontaktin me sy dhe shikoje gjuhën trupore dhe gjestet e personit,
- minimizo ose elimino zhurmën në prapavijë, për shembull radio, TV, ose persona të tjerë.,
- mbaje zërin në nivel normal,
- mos flisni me nivel të lartë përderisa personi nuk kërkon ti që ta bësh atë.
Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike….