Shkruan: Nalan NAMANI, Psikologe
Ankthi i lehtë na ben te ndihemi te pasigurt dhe te shqetësuar, kurse ankthi i rëndë mund të ndikojë seriozisht jetën e përditshme.
Pra, ankthi është një ndjenjë mërzie, tensioni, frike, dhe shqetësimi për të ardhmen. Ai ka një lidhje të ngushtë me frikën dhe në thelb ka frikën e papërcaktuar. Ankthi dhe frika janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe ende nuk është aq i qartë dallimi që ekziston mes tyre.
Ankthi është një reagim i natyrshem i njeriut ndaj situatave stresuese, por kur ndodh shpesh pa një shkas vjen ne gjendje cregullimi.
Shoqata Psikologjike Amerikane (APA) përcakton ankthin si një ndjenjë të karakterizuar nga ndryshime fizike si ndjesia e tensionit, mendimet e shqetësuara dhe presionin e lartë të gjakut .
Është e rëndësishme të dini dallimin ne mes te ndjenjave normale te ankthit dhe një çrregullimi ankthi që kërkon vëmendje mjekësore. Një individ me një çrregullim ankthi është përcaktuar si nje individ që ka mendime ose shqetësime të përsëritura.
Mund të thuhet se moshat me te prekura prej ankthit sillen prej 10-25 vjec që mund të shihet tek të gjithë pa diskriminim mes burrave dhe grave. Incidenca është shumë më e lartë tek njerëzit me nivele të ulëta të të ardhurave.
LLOJET E ANKTHIT
Çrregullimet e ankthit mund të ndahen në gjashtë lloje kryesore. Këto përfshijnë:
Çrregullimi i përgjithësuar i ankthit:
Ky është një çrregullim kronik me ankth të tepruar dhe afatgjatë dhe shqetësime rreth ngjarjeve, objekteve dhe situatave jo-specifike të jetës. Ky eshte crregullimi më i zakonshëm i ankthit. Njerëzit në këtë grup nuk mund të përcaktojnë gjithmonë shkakun e shqetësimeve të tyre.
Çrregullim i Panikut:
Ky cregullim karakterizohet me djersitje të rënda dhe sulme të papritura. Këto mund të çojnë në lëkundje, konfuzion, marramendje, mundim dhe vështirësi në frymëmarrje. Çrregullimet e panikut ndodhin zakonisht pas frikave nga përvojat e meparshme ose stresit të zgjatur, por mund të ndodhin edhe pa ndonje shkaktar. Një person që ka një sulm paniku mund ta interpretojë atë si një sëmundje kërcënuese për jetën. Sulmet e panikut mund të çojnë gjithashtu në ndryshime të mëdha në sjellje për të shmangur sulmet e ardhshme.
Fobia:
Kjo është një frikë irracionale qe karakterizohet me shmangien prej ndonjë objekti apo situate. Fobite ndryshojnë nga çrregullime të tjera te ankthit për shkak se kane një arsye të veçantë. Frika mund të konsiderohet e paarsyeshme, por individi nuk mund të kontrollojë ankthin. Shkaktarët e fobisë mund te jene situatat, kafshet apo objektet e perditshme.
Çrregullimi i ankthit social:
Kjo është frika per tu vleresuar si negativ nga të tjerët në situata shoqërore. Kjo përfshin një gamë të emocioneve, të tilla si frika nga intimiteti dhe frika nga poshtërimi. Ky çrregullim mund t’i bëjë njerëzit të shmangin situatat publike dhe marrëdhëniet njerëzore deri në pikën ku jeta tyre e përditshme bëhet jashtëzakonisht e vështirë.
Çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD):
Ky është një çrregullim ankthi i karakterizuar nga mendime ose veprime të përsëritura, shqetësuese dhe ndërhyrëse. Njerëzit në këtë grup e dinë që shqetësimet e tyre dhe shtrëngimi i tyre shpesh janë të palogjikshme dhe ata përpiqen t’i lehtësojnë shqetësimet e tyre. Individët me OCD pastrojnë ne menyre te vazhdueshme dhe te pakontrollueshme sendet personale, duart dhe kontrollojnë vazhdimisht flokët,sobat elektrike ose ndriçuesit e dritës.
Çrregullimi i stresit posttraumatik (PTSD):
Ky është ankth i shkaktuar nga traumat e mëparshme si lufta ushtarake, sulmet seksuale, pengmarrja ose ndonje aksident serioz. PTSD shpesh çon në flashback(ku rishfaqen kujtimet,ndjenjat ose eksperiencat e perceptuara ne te shkuaren). Individet mund të bëjë ndryshime ne sjelljen e tyre për t’iu shmangur shkaktareve.
Çrregullimi i ankthit të ndarjes:
Kjo karakterizohet nga një nivel i lartë i ankthit kur individi ndahet nga një person ose vend që jep një ndjenjë sigurie . Ndarja nganjëherë rezulton me simptoma paniku. Reagimi i tepruar ose i papërshtatshëm pas largimit konsiderohet të jetë një çrregullim.
SIMPTOMAT E ANKTHIT
Tek individet me çrregullime ankthi, ndjenjat si stresi, paniku dhe nervozizmi zgjasin më shumë, janë më ekstreme dhe janë shumë më të vështira për t’u kontrolluar. Simptomat përfshijnë ndjesinë e ankthit ose te stresit, sulmet e panikut, problemet e përqendrimit ose të gjumit, djersitja, ngulfatja, marramendja dhe te rahurat e shpeshta e zemrës.
Është shumë i veshtirre ballafaqimi me ankth dhe kjo mund te kete efekt dobesues. Kjo nenkupton se keta individe nuk mund të punojne, nuk mund ti shohin miqtë e tyre, apo edhe të largohen nga shtëpia në rastet më të rënda.
DIAGNOZA DHE TRAJTIMI I ANKTHIT
Nese gjashtë muajt e fundit keni verejtur të paktën tre nga keto siptoma te ankthit;shqetësim, lodhje, nervozizëm, tensioni i muskujve, vështirësi gjumi dhe vështirësi per tu përqëndruar ,dhe keto simptome ndikojë në jetën tuaj te përditshme, (në qoftë se ju nuk shkoni në punë ose në shkollë),jeni duke përjetuar ankth dhe ju nuk mund të kontrolloni këto shqetësime, në këtë rast, një profesionist i kualifikuar mund të identifikojë ankthin dhe të identifikojë shkaqet e mundshme. Ekzaminimi fizik dhe, kur është e nevojshme, testet laboratorike mund të ofrojnë informata të dobishme për gjendjen shëndetësore që mund të shkaktojë simptoma ankthi.
Trajtimi i çrregullimit të ankthit të një personi varet nga shkaqet e ankthit dhe preferencat individuale. Shpesh, trajtimet do të përbëhen nga një kombinim i psikoterapisë, terapisë së sjelljes dhe medikamenteve.
.Në disa raste, ankthi mund të trajtohen në shtëpi pa mbikëqyrjen e një profesionisti. Ekzistojnë disa ushtrime dhe veprime të sugjeruara për t’u marrë me shqetësime të tilla:
Menaxhimi i stresit: Të mësuarit për të menaxhuar stresin mund të ndihmojë në kufizimin e shkakut te mundshem per te na stresuar.Krijoni lista për ti bërë më te lehtë te menaxhuara detyrat në punen tuaj.Ndani pak kohe per veten .
Teknikat e relaksimit: mund të bëhen aktivitete të thjeshta për të lehtësuar simptomat mendore dhe fizike të ankthit. Këto përfshijnë meditim, ushtrime të freymemarrjes, banjo të gjata, relaksim ne erresire dhe joga .
Ushtrimet për të zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive;Beni nje liste te mendimeve tuaja negarive dhe perpiloni mendime pozitive krahas atyre negative dhe mundohuni ti ndryshoni ato.
Nëse ankthi shoqërohet me frikë të caktuar, përballja me frikën mund të jetë e dobishme për të mposhtur frikën.
Rrjeti mbështetës: Bisedoni me një person përkrahës, si një anëtar i familjes ose një mik.
Ushtrimi: Ushtrimet fizike mund të çlirojë kimikatet dhe te shkaktojnë imazhe pozitive ne tru.
Marre nga:
Perktheu dhe pershtati: Nalan NAMANI, Psikologe