Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…
Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës njerëzore. Madje, në mënyrë disi filozofike, shpeshherë njerëzit i referohen konceptit të shëndetit si “një qëllim më vete i ekzistencës .
Sidoqoftë, gjatë jetës së përditshme njerëzit i referohen herë pas here një apo disa komponentëve të shëndetit të tyre në situata dhe në kontekste të ndryshme, duke e konsideruar atë (shëndetin) si kapitalin më të çmuar në jetë. Shëndeti dhe sjellja janë gjëja më e rëndësishme për çdo individ.
Këndvështrimi bio-mjekësor mbi shëndetin
Përkufizimi i përkufizimit bio-mjekësor qëndron në faktin se, shëndeti konsiderohet si “negativi” i sëmundjes, ndërkohë që shumë autorë argumentojnë se shëndeti është shumë më tepër se kaq.
Pra, koncepti i sëmundjes si “fenomeni i kundërt i shëndetit” është shumë i cunguar.
Nga ky këndvështrim, probleme të tilla si, varfëria apo pa drejtësia sociale duhen marrë patjetër në konsideratë sa herë që i referohemi të “kundërtës së shëndetit”.
Përkufizimi i shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Siç u përmend më lart, sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shëndeti është:
“Gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore dhe jo thjesht mungesa e sëmundjeve apo e pa fuqisë fizike të organizmit”
(Andrija Stampar, Presidenti i Parë i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1946).
Siç shihet, përkufizimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përfshin jo vetëm sferën e mirëqënies fizike, por edhe atë mendore dhe shoqërore, në ndryshim nga këndvështrimi bio-mjekësor i cili fokusohet vetëm në aspektin fizik të shëndetit.
Ky përkufizim (deri diku) gjithë-përfshirës i shëndetit ka, megjithatë, shumë kufizime të cilat, në njëfarë mënyre, janë të kundërtat e modelit bio-mjekësor.
Së pari, një gjëndje mirëqënieje të plotë (fizike, mendore dhe shoqërore) është një koncept shumë ideal për t’u realizuar (përmbushur) në praktikë.
Kjo do të thotë që, sipas këtij koncepti, vështirë se mund të gjënden në popullatë individë plotësisht të shëndetshëm.
Nga ana tjetër, edhe nëse për një moment pranohet se një gjendje e tillë ideale (d.m.th. mirëqënie e plotë fizike, mendore dhe shoqërore) ekziston, atëherë në më të mirën e rasteve kjo gjëndje do t’i referohej thuajse ekskluzivisht subjekteve 20-30 vjeçarë të privuar nga çdo sëmundje, në kulmin e energjive dhe të aktivitetit të tyre fizik, si dhe me kushte të kënaqshme socio-ekonomike
Mirëpo, me kalimin e viteve, thjesht si rezultat i moshimit njerëzit do të “devijonin” gradualisht nga kjo gjendje ideale (d.m.th. nga “shëndeti i plotë”).
Nga kjo, intuitivisht mund të konkludohet se, përftimi i një gjëndjeje mirëqenieje të plotë sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do t’i referohej, në rastin më të mirë, vetëm subjekteve në moshë të re.
Pra, sipas këtij këndvështrimi, shëndeti i plotë është një nocion i lidhur pa zgjidhshmërisht me moshën “ideale” të individit, kjo e bën atë (“shëndetin e plotë”) një fenomen shumë të pa qëndrueshëm dhe tejet kalimtar për jetën e njeriut.
Në fakt, një konotacion i tillë i përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të ishte i gabuar, sepse shumë individë në moshë të mesme madje edhe në moshë të thyer mund të gëzojnë një gjëndje mirëqënieje të kënaqshme fizike, mendore dhe shoqërore.
Madje, shumë autorë argumentojnë se, mirëqënia mendore, shoqërore, shpirtërore dhe emocionale në shumë raste “akumulohen” dhe përmirësohen me kalimin e viteve.
Prandaj, duket e gabuar që të konkludohet se, mirëqënia e plotë fizike në moshë të re mund të jetë e pa krahasueshme me mirëqënien psiko-emocionale, mendore dhe shpirtërore të “maturuar” në vite.
Kështu që, një mesazh i tillë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë sipas të cilit, “është e vështirë të gëzosh shëndet të plotë në moshë të thyer”, do të ishte shumë deprimues për individët e moshës së tretë.
Një kritikë e fundit e përkufizimit të shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të ishte shpërfillja e aspekteve shpirtërore dhe emocionale, si dy dimensione shumë të rëndësishme të mirëqënies së plotë të individit.
Shumë autorë argumentojnë se, mos konsiderimi i këtyre dy faktorëve përbën një cungim thelbësor të përkufizimit të shëndetit si gjendje “ideale” apo “mirëqenieje e plotë” e organizmit.
Koncepti i shëndetit si “funksionim normal i organizmit” kundrejt konceptit të shëndetit si “mirëqenie e organizmit”
Ndërlidhja mes këtyre dy koncepteve mbi shëndetin ka qenë dhe vazhdon të mbetet objekt i një debati të gjerë në literaturën mbarë botërore në këtë fushë.
Në njëfarë mënyre, funksionimi normal i organizmit i përafrohet shumë ndjesisë apo përceptimit të “mirëqenies”. Një subjekt, organizmi i të cilit funksionon normalisht, në një sens socio-biologjik mund të konsiderohet si i privuar nga çdo sëmundje (pra, “fizikisht i shëndetshëm”), çka është edhe një parakusht themelor për mirëqenien e individit. Ky këndvështrim tenton, në njëfarë mënyre, që të përafrojë dy përkufizimet e parashtruara më lart mbi shëndetin.
Mirëpo, disa autorë, duke konsideruar problemin e raportit të shëndetit me mirëqenien, shtrojnë pyetjen:
“A është mirëqenia pjesë përbërëse e konceptit mbi shëndetin, apo mos vallë ajo (mirëqenia) është një koncept deri diku i ngjashëm, por megjithatë i ndryshëm nga shëndeti?”.
Ky është një problem shumë i rëndësishëm, sidomos për objektin e punës dhe sferën e aktiviteteve në fushën e promocionit shëndetësor.
Kështu, Downie (1990) pretendon që:
“Koncepti i ‘shëndetit’ dhe ai i ‘mirëqenies’ kanë mbivendosje dhe janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin; megjithatë, këto dy koncepte janë të ndryshëm dhe nuk mund të integrohen kurrsesi në një koncept të vetëm”.
Kjo ide, sa interesante aq edhe spekullative, e mbështetur edhe nga autorë të tjerë, argumentohet mbi bazat e mëposhtme:
- Së pari, koncepti i shëndetit si “mungesë e sëmundjes” dhe, nga ana tjetër, koncepti i shëndetit si “gjëndje mirëqënieje të plotë” nuk mund të shihen si dy pole të kundërta në një shkallë lineare (drejtvizore). II- Sektori i edukimit dhe promocionit shëndetësor
Sektori i Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor ka si mision grumbullimin, unifikimin dhe analizën e të gjitha të dhënave dhe informacionit shëndetësor, përdorimin e strategjive efektive dhe bashkëkohore të komunikimit dhe informimit shëndetësor me qëllimin final përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, e reflektuar kjo në rritje dhe përmirësim të qëndrueshëm të rezultateve dhe tregueseve shëndetësorë të popullatës së vendit.
Drejtimet kryesore të aktivitetit të Sektorit të Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor janë:
Sektori i Edukimit Shëndetësor dhe Promocionit të Shëndetit drejton dhe udhëheq nga ana metodike, didaktike dhe shkencore punën për:
(i) Sensibilizimin e grup-moshave të ndryshme për mbrojtjen dhe forcimin e shëndetit të tyre nëpërmjet forcimit të veprimtarisë edukativo-shëndetësore (informuese, edukuese, komunikuese).
Për këtë synohet
rritja e shkallës së njohurive shëndetësore të publikut rreth shkaktarëve të sëmundjeve dhe masat parandaluese ndaj tyre.
Ndërgjegjësimi i komunitetit për rolin e edukimit shëndetësor dhe promocionit të shëndetit për mbrojtjen e shëndetit në përgjithësi dhe ndryshimin e sjelljeve të tyre.
(ii) Edukimin shëndetësor të grupeve vulnerabël dhe më konkretisht të grave shtatzëna, të nënave të reja, të fëmijëve të moshës shkollore, të moshës së tretë etj, duke përdorur :
Edukimin shëndetësor si një proeçes i komunikimit ndërpersonal për ndryshimin e sjelljeve mbi shëndetin, pra që njerëzit të mësojnë si t’a fitojnë dhe si t’a ruajnë atë.
Promocionin e shëndetit si një proçes që u krijon njerëzve mundësitë për të rritur kontrollin ndaj shëndetit të tyre dhe për ta përmirësuar atë, si një veprim i përbashkët i komunitetit
3) Ngritjen e nivelit teoriko-shkencor dhe metodik të punonjësve të vet si edhe të punonjësve të Shërbimit të Edukimit Shëndetësor në rrethe, nëpërmjet shfrytëzimit të dokumenteve bazë të OBSH-së, si Karta e Ottava-s, Karta Evropiane për Mjedisin dhe Shëndetin, Dokumentin e Alma-Ata-s, Shëndet për të Gjithë në Shekullin e 21-të, etj; të literaturës së gjerë bashkëkohore; shfrytëzimit të kontakteve midis specialistëve të vendit me ata të huaj, pjesëmarrjen në seminare kombëtare e ndërkombëtare si edhe angazhimin e punonjësve në studime të drejtpërdrejta.
4) Përgatitjen dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme edukativo-shëndetësore duke punuar për :
Përgatitjen a materialeve metodike për teorinë dhe praktikën e Edukimit Shëndetësor dhe të Promocionit të Shëndetit.Përgatitjen e teksteve tip skenari për konkurse, spektakle dhe veprimtari të tjera.
Përgatitjen e materialeve të ndryshme edukativo-shëndetësore si buletine, manuale, fletëpalosje, broshura, postera, spote etj.
Studimin e nivelit të kulturës dhe edukatës shëndetësore të publikut nëpërmjet intervistimeve, vëzhgimeve, grumbullimit të të dhënave, etj.
- Organizon seminare dhe Workshop-e metodike treguese me tematika të ndryshme.
- Organizon aksione edukative–shëndetësore, fushata sensibilizuese, panaire etj, duke kërkuar pjesëmarrjen e institucioneve të ndryshme shëndetësore dhe jo, si edhe angazhimin e komunitetit.
Programi për Edukim dhe promovim shëndetësor (PEPSH) Plani narrativ i punës Qeveria e Kosovës-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamenti i Rinisë/Sektori për Edukim dhe Promovim Shëndetësor, mbështetur në Strategjinë Kosovare për Rini dhe Planin e Veprimit ka zhvilluar Programin për Edukim dhe Promovim Shëndetësor No=6 për edukim dhe promovim shëndetësor te të rinjtë dhe zhvillon programin për EPSH.
PEPSH -historiku Politika për edukimin dhe promovimin shëndetësor është hartuar në vitin 2000 me themelimin e sektorit për edukim shëndetësor dhe parandalim në bazë të kërkesave, fakteve dhe nevojave të të rinjve.
Programi për edukim dhe promovim shëndetësor për vitin 2010 përkufizohet në (fuqizimin e shërbimeve shëndetësore miqësore për të rinjtë, zvogëlimin e përdorimit të substancave psikoaktive te të rinjtë, vetëdijësimin e të rinjve për shëndetin riprodhues, promovimin e jetës së shëndetshme, promovimin e shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës). Buxheti i sektorit është 85 000 Euro.
Mbështetja nga fondet jashtë Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës (BKK) vijon me: 1. Përkrahjen nga Fondi global për zbatimin e strategjisë së parandalimit të HIV/AIDS te të rinjtë, me komponentin e krijimit të standardeve për edukatorët shëndetësor bashkëmoshatar. (39.000 Euro vetëm për vitin 2010).
Nënprogramet: 1. Përkrahja dhe zgjerimi Qendrave që ofrojnë shërbime miqësore shëndetësore për të rinjtë 2. Përkrahja e rrjetës së edukatorëve bashkëmoshatarë 3. Krijimi i bazës ligjore për mbrojtjen e shëndetit të të rinjve 4. Promovimi i jetës së shëndetshme 5. Promovimi i shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës
Shkruan: Mp.& Msc.Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik