Pyetje për psikologun. (Pyetja autentike nga lexuesi)
- Pershendetje jam nje djal 26 vjec ishte nje nate shkurti para 1 viti u shtrita per te fjetur dhe sapo me zuri gjumi me ka zene fryma dhe me duk sikur zemra me doli nga vendi u tremba shume nga ajo dite une skam qene me i lumtur skam pasur fuqi vullnet shikimi me eshte zbehur dhe kujtesa me eshte perkeqsuar pak skam deshire per azgje me duket jeta kot sme kenaq azgje bej jete te veshtire nga ekonomia jam keq i pa pune por se kam pasur problem ju lutem me thoni se cfare eshte dhe cfare te bej me nje fjale jam me ka prishur jetesen dua te kthehem si isha me pare i qeshur i lumtur kam perdorur vetem xanax gjys kokre cdo nate dhe kamomil por sme kane bere gje faleminderit
Përgjigjet Psikologu (Përgjigjet: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…)
Të falënderoj që i je drejtuar shërbimit tonë për shqetësimin që ke. Ajo që shkruan është më teper Çrregullimi i Ankthit të Përgjithësuar Ankthi i përgjithësuar është një shqetësim dhe mërzi e vazhduar e tepruar dhe jo realiste mbi pothuajse të gjitha rrethanat jetësore, që shoqërohet me një ndjenjë mungese kontrolli .
Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar mund të jetë shpesh shoqërues i çrregullimeve të tjera si çrregullimet e humorit çrregullime psikotike apo i problemeve të tjera shëndetësore, po ashtu mund të shoqërohet dhe me probleme ekonomike sociale. Zëvendësimi i shprehjeve unë nuk mundem me unë mundem.
Me qetësi dhe me kujdes mendoni për çdo shkak të ankthit. Largojini ato gjëra nga mendimet tuaja . Nëse mendojmë negativisht tërheqim negativitetin, nëse mendojmë pozitivisht tërheqim gjera pozitive në jetën tonë. Pëdori këto teknika : Frymëmarrja e thellë, Numërimi – ka shumë kohë që njerëzit e përdorin numërimin për t’u relaksuar Muzika e këndshme – është një metodë tejet efikase relaksuese. Ecja Shëtitjet minimum 30 minuta në ditë. Meditimi, Gjumi – Përcaktimi i një orari gjumi për çdo nate dhe zgjimi gjithashtu në orar. Trajtim metutje me psikoterapi edhe medikamente.
Përgjigjet: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…