Shkruan: Irma BULLA, Logopede.
Integrimi sensorial është një proces,gjatë së cilit truri organizohet dhe interpreton stimujt e jashtëm si lëvizjet,të prekurit,të nuhaturit,të parët dhe të dëgjuarit.
Ka fëmijë që manifestojnë simptoma të disfunksionit të integrimit sensorial,duke bërë që ata të kenë të vështirë të procesojnë informacionin e marrë nëpërmjet shqisave. Këta fëmijë mund të kenë deficite të lehta,të moderuara ose të thella te integrimit sensorial i cili manifestohet ne formën e hypersensivitetit(mbindjeshmërisë) ose hyposensivitetit(ndjeshmëri e ulët) ndaj të prekurit,tingullit,lëvizjes etj.
Qëllimi i kësaj terapie është të ndihmojë zhvillimin e aftësisë së sistemit nervor për të procesuar inputin sensorial në mënyrë sa më të natyrshme.
Kjo formë terapie përmbledh ushtrime neurosensoriale dhe neuromotore për të përmirsuar aftësin e trurit për tu riparuar,mund të përmirësojë vëmndjem,përqëndrimin,të dëgjuarit,të kuptuarit,ekuilibrin,koordinimin dhe kontrollon impulsivitetin në disa fëmijë.
Kjo terapi kryhet nga fizioterapist ose ergoterapist.
Ndertohet një program specifik për stimulimin sensorial,shpesh duke e nderthurur edhe me aktivitete muskulare,lëvizje të të gjithë trupit etj.
Shkruan: Irma BULLA, Logopede.