Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Kjo metodë është pak e frikshme për disa persona, por mjaft efektive për të na kujtuar se çfarë është më shumë e rëndësishme në jetën tonë.
Kur e kthejmë kokën mbrapa për të parë jetën tonë, sa nga ne do të jenë të kënaqur për atë ankth që kanë kaluar. Pothuajse gjithmonë, kur njerëzit kujtojnë të kaluarën e tyre ndërsa janë në shtratin e vdekjes, urojnë që jeta e tyre të kishte qenë ndryshe.
Me disa përjashtime, njerëzit urojnë të mos e kishin vrarë shumë mendjen shumë për gjëra të vogla. Ata do të donin të kishin kaluar më shumë kohë me njerëzit dhe aktivitetet që donin më shumë ndersa më pak duke u shqetësuar rreth aspekteve të jetës, të cilat po ti shohës thëllë nuk ia vlenin edhe aq shumë.
Të imagjinosh vetën në funeralin tënd, të lejon të shikosh të kaluarën ndërsa ke akoma shanse për të bërë disa ndryshime të rëndësishme madje rrënjësore në jetën tënde.
Ndërsa mund të jetë pak e frikshme, kjo është një ide e mirë për të marrë parasysh vdekjen tënde.
Gjatë këtij procesi duhet të mendosh mirë rreth ekzistencës dhe qëllimit tënd në jetë.
Gjithashtu, kjo metodë të kujton se çfarë lloj personi dëshiron të jesh dhe përparësive që do tu japësh më rëndësi në jetën tënde.
Nëqoftëse e mendoni si unë, do të gjallëroheni, sepse kjo metodë mund të jetë një burim i shkëlqyer për ndryshim.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….