Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Neuroza është çrregullim jopsikotik, kronik ose që përsëritet, e karakterizuar mbi të gjitha nga ankthi . Çrregullimi paralajmërohet ose shprehët direkt ose i modifikuar nëpërmjet mekanizmave mbrojtës. Shfaqet si një simptome p.sh obsesion, kompulsion, frikë ose disfunksion seksual. Edhe pse nuk përdoret në DSM-IV termi neuroze është akoma i pranishëm në literature edhe tek ICD-10.
Në edicionin e 3-të të DSM, çrregullimi neurotik përcaktohet si : – Një çrregullim mendor në të cilin çrregullimi kryesor është një simptome ose një grup simptomash që e kufizojnë subjektin dhe që njihen nga vet subjekti si të papranuëshme dhe të huaja.
Gjykimi i realitetit është në përgjithesi i paprekur. Sjellja nuk cenon efektivisht normat kryesore sociale. Çrregullimi nëse nuk trajtohet është relativisht persistent ose i përseritshëm dhe nuk është i limituar ndaj një reaksioni transitor përballe ngjarjëve stresante. Nuk zbulohen faktore ose etiologji organike.
Në DSM- IV (pa ndalu të DSM V), asnje klase diagnostike globale nuk përcaktohet neuroze, mëgjithate shumë mjekë konsiderojnë neuroze katëgorite e mëposhtmë :
-çrregullimet e ankthit,
-somatoforme,
-disociative,
-seksuale dhe
-distimike.
Termi neuroze përfshin një grup të gjërë të çrregullimëve më shenja dhe simptoma të ndryshme. Prandaj ka humbur çdo specifike, përveç asaj për të treguar që gjykimi i realitetit të përsonit dhe organizimi i personalitetit janë të paprekura.
Mëgjithate , një neuroze mund të jet e mjaftuëshme dhe zakonisht është , që të alterojë funksionin e një personi në disa fusha.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….