Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Askush nuk e ka studiuar një nocion të grumbulluar të shëndetit mendor, sepse studiuesit investigojnë variacionin e sasisë së aspekteve specifike të mirëqënies që janë simptomat e shëndetit mendor. Kjo do të thotë që, studiuesit investigojnë dimensionet parashikuese të mirëqënies emocionale (psh.lumturia dhe kënaqësia), të mirëqënies psikologjike (psh ecuria personale), të mirëqënies sociale, (psh integrimi social).
Funksionimi pozitiv konsiston në gjashtë dimensione të mirëqënies psikologjike,
-vetë-pranimit,
-marrdhënie pozitive me të tjerët,
-rritja personale,
-qëllimi në jetë,
-zotërimi mjedisor dhe
-autonomia.
Shkallët e mireqënies psikologjike janë të vlefshme dhe të besueshme. Keyes arsyetoi qe mirëqënia si një formë e funksionimit pozitiv është edhe sociale dhe propozoi pesë dimensione të mirëqënies sociale.
Ndërkohë që mirëqënia psikologjike përfaqëson më shumë kriteret personale dhe private për vlerësimin e dikujt, mirëqënia sociale mishëron kriteret sociale dhe publike ku njerëzit vlerësojnë funksionimin e jetës së tyre. Të dy studimet miratuan teorinë e propozuar së pesë faktorëve të mirëqënies sociale, e cila konsiston në dimensionet e koherencës sociale, aktualizimit social, integrimit social, pranimit social dhe kontributit social.
Shëndeti mendor i plotë është sindroma që kombinon nivelet e larta të simptomave të mirëqënies emocionale, mirëqënies psikologjike, dhe mirëqënies sociale, si dhe mungesës së sëmundjes mendore të fundit.
Kështu që të rriturit mendërisht të shëndetshëm do të shfaqin vitalitet emocional (psh lumturi të madhe, kënaqësi), do të funksionojnë mirë psikologjikisht dhe shoqërisht dhe do të jenë të lirë ( psh-12 muaj) nga sëmundja mendore.
Në anën tjetër, shëndeti mendor jo i plotë është një gjëndje në të cilën individët mund të jenë pa sëmundje mendore por që kanë nivele shumë të ulta të mirëqënies emocionale, psikologjike dhe sociale.
Sëmundja mendore e plotë është sindroma që kombinon nivelet e ulta të mirëqënies emocionale, mirëqënies psikologjike, dhe mirëqënies sociale dhe përfshin diagnozat e sëmundjes mendore të fundit siç është depresioni.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….