Pyetje për psikologun
Përshëndetje, jam një djal 22 vjec prej vitesh vuaj nga një stress shumë i fort në mosh 10 vjecare kam qen pre e dhunimit seksual nga një më i rritur se une problemet më filluan rreth moshes 13-14 vjecare ku fillova të mbyllesha në veten dhe mendoja keq per veten time,kam pasur vështiresi në shoqeri .Duke më shoqeruar një siklet gati gjatë gjithë kohës dhe veshtiresi të krijimit të një marrdhënie tashmë që jam 22 vjec dhe kam një vit e gjysëm që kam kryer vizit te neuro-psikiatri dhe kurohem nga ankthi.Pyetja është duhet të kryej vizita të vecanta apo të vazhdoj me kur sepse neurologut ii kam shpjeguar se kam vite që vuaj nga stresi dhe ankthi dhe rastin nuk ja kam treguar konkret.
Përgjigjet: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…
Faleminderit për pyetjen!
Nga situata që ju përshkruani, duhet të bëjmë një vlerësim të sjelljes dhe një mundësi intervistimi për të kuptuar llojin e traumës që keni përjetuar .Traumat konsiderohen të thjeshta ose komplekse në bazë të përjetimit emocional i cili mund të ketë qenë i gjatë ose i shkurtër. Ndaj këtyre ngjarjeve traumatike të ekspozuara më e zakonshmja është stresi si një lloj çrregullimi post traumatik. I cili është një çrregullim që tenton të bëhet kronik nëse nuk trajtohet. Terapit më të aplikueshme janë psikodinamika (terapia e artit), terapia njohëse –sjelljes, teknika e menaxhimit të ankthit etj.
Pse është e rendësishme bërja e terapisë?
Arsyeja është për faktin se situata apo ngjarje të ngarkuara emocionalisht dhe të cilat kanë lënë gjurmë në mendimet tona, duke i mbajtur brenda vetes tonë pësojnë ngërç dhe qëndrojnë të grumbulluara në një pjesë të trurit. Ndaj duke bërë këto lloj terapish, trauma apo ngerçi fillojnë të çlirohen duke filluar të shkëmbejnë informacione (sinjale) midis lobeve të trurit . Kjo traum nuk do të mund të na sjell probleme fiziologjike në trupin tonë duke e përpunuar traumën apo ngërçin. Ndihma e psikologut dhe terapistit do jetë shumë efektive.
Përgjigjet: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…