Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik,,,,,punëtor shëndetësor- QKMF
Angina pectoris konsiderohet e qëndrueshme nëse simptomat që e karaktrizojnë janë shfaqur për më shumë se 4 jave dhe nuk kanë ndryshuar llojin dhe intensitetin e tyre.
Patofiziologjia– angina pectoris është rezultat i iskemis së miokardit që shkaktohet nga mospërputhja e nëvojes së miokardit për oksigjen me furnizimin e tij mes fluksit koronar.
Shkaku më i zakonte për shfaqjen e A.P është arteroskleroza obstructive e arterieve koronare. Tek disa të sëmure A.P shfaqet në një nivel të caktuar të aktivitetit fizik por në shumicën tjetër ka një variabilitet të madhë.
Fillimi i iskemisë është i lidhur më madhësine dhe kohëzgjatjen e rritjës së frekuencës së zëmres si dhe me tonusin vaskular koronar. A.P provokohet nga aktiviteti fizik, emocionet, stresi,etj.
Të dhënat klinike- kyqi i diagnozeës së saktë ështe marrja më kujdes e ankesave dhe anamnezave te të sëmurit. Një episod tipik i A.P zakonisht fillon gradualisht dhe arrin intensitetin maksimal brenda disa minutash dhe është e pazakonte që intensiteti maksimal të arrihet brenda disa sekodave.
Pas fillimit të A.P, të sëmuret kërkojnë të qetësohen, të ndalojnë, të ulen. Angora tipik i qëndruëshem pas qetësimit të aktivitetit ose pas vëndosjës së nitroglicerines sublinguale zhduket brenda disa minutave.
Pragu i shfaqjës së A.P zakonisht është më i ulët në mëngjes, por ajo shumë ndodh gjatë aktivitetëve fizike, mund të provokohet dhe keqësohet edhe pas ushqimit, amiente të ftohta, emocione, thithje të tymit të duhanit.
Simptomat përshkruhen jo si dhëmbje por si ndjenjë e papëlqyer e cila shpësh përhapet në pjesën e brëndshme të krahut të majtë ku pastaj përhapja ndodh në të gjitha pjesët fqinje si dhe krahun e djathte.
Ekuivalente të A.P është edhe dispnea, djersët e ftohta, vjellja, lodhja, sidomos tek të moshuarit.
Simptomat dhe shënjat e ekzaminimit objektiv –A.P klasifikohet në 4 klasa.
Klasa I-– aktiviteti i zakonshem fizik nuk shkakton A.P, ajo shfaqët vetëm pas sforcimit, punës apo defrimëve të tëpruara.
Klasa II-– kufizimi i lehtë i aktivitetit të zakonshëm. Angina shfaqet në ecje apo ngjitje të shkallëve më shpejtësi, ecje të përpjeta, në të ftohte, erë apo kushte të një stresi. Këta të sëmure janë në gjëndje të ecin mbi 200metra dhe te ngjisin nje kat pa patur shqetësime.
Klasa III- kufizimi i theksuar i aktivitetit fizik. Angina shfaqet në ecjë në rrugë të sheshta nën 200metra, apo edhe gjatë ngjitjes së shkallëve të një kati.
Klasa IV – paaftesi për kryerjën e asnjë aktivitetti fizik pa diskomforte, tek të semuret A.P është prezente edhe në qetësi.
Dallimi i dhëmbjeve të gjoksit që vijne nga sëmundja e artereve koronare, më dhëmbje gjoksi nga arsye tjera është nganjëherë i vështire.
Ekzaminimi fizik rralle mund të jap të dhëna të vlefëshme tek të sëmuret më dhëmbje kronike të artereve koronare dhe të A.P të qëndruëshme.
Zakonisht këta të sëmure rezultojnë normal në ekzaminim fizik, kurse një ekzaminim i kujdesëshem mund të sjellë të dhëna për identifikimin e të sëmurëve më risk të lartë të sëmundjëve të artereve koronare.
Pra ekzaminimi nuk duhet të përqëndrohet vetëm tek sisitemi kardiovaskular por tek i sëmuri në përgjithesi.
Elektrokardiograma — EKG e qetësise. Për EKG kanë nëvoje të sëmuret më dyshime për A.P. EKG e qetësise është normale në mbi gjysmën e të sëmurëve më A.P të qëndrueshme. Shënjat e zakonshmë të EKG tek të këta të sëmure janë anomalite jospecifike të valëve dhe segmentit ST-T
Nëpermes EKG së qetësise mund të diagnostifikohen edhe elemente tjera si hipertrofia e ventrikulit të majtë, aritmit, çrregullimet e perqimit dhe preeksitimi.
Elektrokardiograma ushtrimore.-Prova e efortit– Ushtrimi fizik është nje stres i zakonshëm fizik që mund të zbulojë anomali kardiovaskulare të cilat nuk janë të pranishme në qetësi. EKG ushtrimore është një test i mirë dhe pa shpënzime të mëdha i cili mund të zbulojë të sëmuret më sëmundje të enëve koronare. Si prova ushtrimore me të përdorurat janë bicikleta ushtrimore dhe qilimi rrotullues.
Të sëmuret vlerësohen që paraprakisht në bazë të ankesave, moshës, gjinisë dhe faktorëve të riskut.
Elektrokardiograma ambulantore. -Holter – Të sëmuret më A.P të qëndruëshme bëjnë shpesh atake iskemike asimptomatike (të heshtura), këto mund të bëhen nga EKG ambulantore.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik,,,,,punëtor shëndetësor- QKMF