Shkruan: Ana KOTRO, Logopede…
Humbja e dëgjimit konsiderohet e tillë kur veshi i njeriut e ka pragun e dëgjimit më të lartë se zhurmt me frekuencë 25 dB.
Preket:
- Veshi i jashtëm
- Veshi i brendshëm
- Veshi i mesëm
- Nervi akustik
- Sistemi auditiv
Llojet e humbjes së dëgjimit
Sipas vendndodhjes së dëmtimit
- Konduktive – dëmtimi ka ndodhur në veshin e jashtëm, të mesëm ose në të dyja bashkë
- Sensoriale – dëmtimi ka ndodhur në veshin e brendshëm
- Mikse – dëmtimi është kombinim i dy llojeve të mësipërme
Sipas kohës kur ka ndodh humbja e dëgjimit
- Prelinguale – kur dëmtimi ndodh para instalimit të gjuhës. Përfshin moshën 0-3 vjec.
- Postlinguale – kur dëmtimi ndodh pasi gjuha është instaluar tek individi, pas moshës 3 vjec.
Sipas shkallës së dëgjimit
- E lehtë – me humbje nga 30-40 dB. Gjuha mund të fitohet në mënyrë spontane me disa vështirësi dhe defekte shqiptimi
- E mesme – me hmbje nga 50-80 dB. Kërkon mbështetje logopedike për të përfituar një gjuhë spontane me një strukturë morfo-sintaksore të nevojshme.
- E thellë – me humbje më tepër se 80 dB. Nuk mund të arrihet komunikimi pa një edukim të specializuar dhe mbështetje mjekësore.
Shkalla e humbjes së dëgjimit dhe ndikimi tek i foluri
- – 20-40 db kemi humbje të shqiptimit të disa bashtingëlloreve
- – 40-70 db shoqërohet me vonesë në të folur, mos shqiptim i disa bashtingëlloreve, mos diferencim i disa zanoreve
- – 70-90 db nuk kapet fjala dhe fjalia, por vetëm timbri i fortë i zërit
- – 90-120 db shoqërohet me humbje totale të dëgjimit
Nga lindja deri në vokalizma, fëmijët që nuk dëgjojnë kanë të njëjtin zhvillim gjuhësor si ata që dëgjojnë.
Në vazhdimësi këta fëmijë, flasin por dëgjojnë një tingull të ndryshëm, për shkak të mungesës së feedbackut dhe sistemit të audiokorrigjimit.
Mungesa e komunikimit do të ketë një ndikim tepër negativ mbi zhvillimin konjitiv të fëmijës.
Gjithashtu ky fëmijë do të hasë shumë vështirësi për të mësuar gjuhën e folur.
3 vitet e para të jetës = shumë të rëndësishme
Zhvillimi më i madh bëhet në 3 vitet e para të jetës
Zhvillohen
- Aftësitë fizike
- Aftësitë konjitive
- Aftësitë komunikuese
- Aftësitë sociale dhe emocionale
- Aftësitë për tu kujdesur për veten
A mund ta mësojnë këta individ gjuhën e folur dhe komunikimin?
Ka shumë mënyra se si këta fëmijë të mund të mësojnë komunikimin dhe gjuhën e folur.
- Diferenca mes gjuhës dhe komunikimit
- Komunikimi është për të ndarë idetë, faktet, mendimet etj
- Gjuha përdoret për të ndarë informacionin nëpërmjet të folurit apo shenjave.
- Gjuha përdoret për të ndihmuar komunikimin, përbëhet nga fjalët dhe gramatika. Gjuha është e folur, e shkruar dhe me shenja.
Plani i ndërhyrjes
Hartimi i planit të punës dhe trajtimi janë të nevojshme të bëhen nga një ekip i cili të jetë përgjegjës për të gjitha nevojat e vecanta të fëmijës.
Ekipi multidisiplinar përbëhet nga:
- Audiologu
- Logopedisti
- Mësuesi special
- Mjeku pediatër i fëmijës
Duhet të kemi parasysh që :
- Ulja e dëgjimit është Unike!
- Humbja e dëgjimit është specifike për cdo fëmijë dhe kjo lidhet me mënyrën e humbjes së dëgjimit, personalitetin dhe preferencat.
- Gjithashtu, një e treta e fëmijëve që kanë ulje dëgjimi kanë të paktën dhe një nevojë tjetër të vecantë.
Strategjitë e komunikimit
- Gjuha e folur
- Leximi i të folurit
- Gjuha e shenjave
- Vëmendja vizuale
- Kontakti me sy
- Daktilet
Mjete të tjera komunikimi
Janë tre blloqe të rëndësishëm që mund ti përdorim:
- Gjuha e ndihmuar
- Komunikimi i njëkohshëm
- Gjestikulacioni
Terapia mbështetet në:
- Terapinë auditive-orale
- Terapinë auditive- verbale
- Gjuha e shenjave
- Gjuha bilinguale e shenjave
- Komunikimi total
Shkruan: Ana KOTRO, Logopede…