Shkruan: Arjela OSMENAJ, Psikologe klinike….
Një pjesë e fëmijëve më çrregullime neurozhvillimore zhvillojnë lëvizje stereotipike, d.m.th. lëvizje identike, të pakuptimta prej të cilave nuk dalin dot.
Ky lloj çrregullimi gjendet shpesh tek fëmijët me autizëm apo me paaftësi mendore.
Fëmija tipikisht kryen lëvizje të dorës, lëkundje të saj, lëvizje e cila intensifikohet kur fëmija është i shqetësuar. Fëmija mund të lëvizë njërën dorë ose të dyja. Lëvizja e dorës/duarve nuk shërben për të komunikuar nevoja të veçanta të fëmijës apo reagime specifike ndaj stimujve në mjedis.
Lëvizja e dorës mund të jetë lëvizje e lirë, (fëmija lëviz dorën/duart në ajër) ose lëvizje stereotipike me një objekt në dorë. Fëmija mund të ketë objekt/objekte të preferuara që i manipulon me dorë/gishta.
Shumë preferojnë librat/revistat. Ata mund t’i shfletojnë thuajse gjatë gjithë kohës që janë zgjuar.
Po ashtu mund të luajnë me objekte që nuk kanë domethënie të veçantë për ta po që fëmija axhitohet se tepërmi po të mos ketë akses në to. Janë kryesisht objekte të vogla plastike (luge plastike, pipëz, lodër, pjesë lodre, kapackë,etj.)
Mungesa e objektit me të cilën luan fëmija mund të shkaktojë shqetësim dhe axhitim ekstrem. Në kësi rastesh, angazhimi i fëmijës me aktivitete të tjera është thuajse i pamundur.
Shkruan: Arjela OSMENAJ, Psikologe klinike….