Shkruan: Adriana PONDE, Logopede…
Dislalia përkufizohet si një çrregullim i artikulimit i shkaktuar nga problemet organike ose funksionale me organet periferike të fjalës dhe përbëhet nga pamundësia për të lëshuar një ose më shumë tinguj.
Ekspertët vlerësojnë se në 5 vite, dislalia prek rreth 26% të vajzave dhe 34% të djemve. Në moshën 8 vjeç, numri i fëmijëve të prekur nga ky problem reduktohet në 15% në rastin e vajzave dhe 16% në rastin e djemve.
Artikulimi është një process i bazuar në kontrollin oro-motorik që lidhet me aftësinë për të kordinuar një lëvizje specifike të të githë artikulatorëve për prodhimin e një tingulli specifik.
Çrregullimet e artikulimit janë të shumta dhe me shkaqe të ndryshme. Në varësi të prekjes ose jo të organeve ato ndahen në:
- Dislalitë organike: vijnë si pasojë e malformacioneve ose dëmtimeve në nivelin e një ose disa sektorëve të sistemit artikulues, si në rastin e malformacionet e harkut dentar, frenulumi i shkurtër, makroglosia, insufiçencës velare, rinitet persistente që e detyrojnë fëmijën të marë frymë me gojë të hapur duke krijuar dislali të fonemave etj.
- Dislali funksionale: Karakterizohen nga vështirësitë për të prodhuar tinguj specifikë por që nuk paraqesin alternime anatomike të organeve të të folurit ose defiçite auditive. Këto çrregullime mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme si për shembull, mbajtja për një kohë të gjatë e biberonit e cila mund të cojë në një pozicion jo korrekt të gjuhës.
- Dislali sensoriale: vijnë si pasojë e një defiçiti sensorial ose nga otitet e përsëritura në vitet e para të jetës.
Në varësi të zonës së prekur dislalitë kategorizohen në:
- Labiale – fonemat e prekura janë P, B, M.
- Dentare – fonemat e prekura do të jenë ato që kanë nevojë për mbështetje dentare.
- Linguale – preken të gjitha fonemat në artikulimin e të cilave merë pjesë gjuha.
- Qellzore – preken fonemat C dhe G.
Simptomat :
- Zëvendësimi i disa tingujve me të tjerët.
- Shtrembërimi i tingujve.
- Renia e disa tingujve.
- Ndryshimi i rrokjeve në një fjalë.
- Theksojnë fjalët gabimisht.
- Çrregullime në ritmin e të folurit dhe çrregullimet e ritmit etj.
Rehabilitimi i dislalisë
Korrigjimi i dislalive bëhet gjithmonë në varësi të llojit të tyre. Në rastin e dislalive organike është detyrimisht i nevojshëm nderhyrja kirurgjikale për të korrigjuar anomalinë, ndërsa në rastin e dislalive sensoriale bëhet gjithmonë korrigjimi defiçitit sensorialë. Pasi është bërë ndërhyrja nga specialistët përkatës fillohet rehabilitimi logopedik.
Fillimisht bëhet vlerësimi logopedik dhe më pasë ndërhyrja për korrigjimin e tingujve të prekur. Në rastin e dislalive funksionale fillohet menjëherë me korrigjimin e tingujve të prekur duke u bazuar në karakteristikat e seicilit tingull për një shqiptim korrekt.
Cilido qoftë shkakui i dislalive është gjithmonë e rëndësishme që në përfundimin e trajtimit përkatës të bëhet riedukimi i gjuhës dhe impostimi korrekt i tingujve të alternuar. Ndërhyrja sa më e hershme përkthehet në një rezultat më efektiv.
Shkruan: Adriana PONDE, Logopede…
(Bibliografia: https://scopeheal.com/dislalia/ , ASHA).