Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Medikamentet –Ilaçi kundër depresionit (antidepresivat) është tretmani mjekësor më i rëndomtë për depresion. Ato punojnë në kemikalet në tru që ta përmisojë gjendjen shpirtërore. Ato nuk e shërojnë depresionin, por i lehtësojnë simptomat të cilat mund të bëjnë të merrni aksion ta tejkaloni depresionin.
Medikamentet kundër depresionit nuk i ndihmojnë çdokujt dhe shpesh shkaktojnë efekte të papëlqyera anësore. Disa medikamente kundër depresionit janë të rrezikshme kur përdoren me medikamente të tjera dhe ju mund të përjetoni simptome të papëlqyera kur i ndaloni ato.
Trajtimi me ilaçe përshpejton shërimin nga depresioni. Ilaçet që përdoren për depresion janë pa rrezik dhe nuk shkaktojnë varësi.
Efekti i ilaçeve ndaj gjendjes së përgjithshme dhe simptomave shihet zakonisht pas 2-4 javësh që prej fillimit të kurimit. Trajtimi me ilaçe duhet vazhduar edhe pas shërimit sepse simptomat shfaqen sërish me lehtësi pas ndërprerjes së ilaçeve.
Trajtimi me ilaçe zgjat zakonisht gjysmë deri në një vit dhe gjatë kësaj kohe ilaçet duhen përdorur rregullisht çdo ditë. Për përfundimin e medikamenteve duhet të këshillohet me mjekun.
Në fillim të përdorimit të medikamenteve antidepresive mund të shfaqen edhe efekte anësore. Zakonisht efektet anësore mund të jenë ndjenja e të vjellit, dhimbje koke, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe lodhje.
Efektet anësore janë të lehta dhe kalojnë brenda disa ditëve kur organizmi mësohet me ilaçet. Për efektet anësore të ndryshme duhet të këshilloheni me mjekun kurues.
Përveç ilaçeve të depresionit ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të përdoren dhe ilaçe gjumi ose ilaçe që ulin angështinë.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….