Shkruan: Irma BULLA, Logopede…
Qartësia e të folurit është një proces që ndodhë gradualisht,duhen 8 vjet që gjuha të bëhet plotësisht e qartë.
Në disa raste fëmijve mund t’ju duhet ndihmë për të mësuar të artikulojn tinguj të ndryshëm ose në përgjithsi të jenë më të qartë.Disa këshilla për të përmirsuar të folurin e fëmijës tuaj në shtëpi.
1- Të dini çfarë të thoni
- Kryesorja eshte qe te dini cfare te flisni,qartesia nuk eshte thjesht per formimin e fjaleve sic duhet,eshte gjithashtu edhe per marrjen e mesazhit ne meyren e duhur. Merrni pak kohe para se te shprehni fjalet,te dish cfare te thuash do ju ndihmoj te flisni qart e te shmangni gabimet e panevojshme.prandaj sigurohuni qe femija te dije ate qe duhet te thote.mund ta etiketoni si ‘koha e mendimit’ para se femija juaj te flasi.mendoni ‘kohen e mendimit’ tek femija juaj kur flisni me ate.
2- Duhet të kenë mbështetje të mirë të frymarrjes
- Një frymarrje e pastër sjellë një të folur të qartë dhe rrjedhshmëri.Mos koordinimi i frymarrjes çon në zë të ulët,disbalanc,ndryshim të disa shkronjave ose fjalëve duke çuar në të shprehur të gabuar të fjalëve. Kështu që sigurohuni që fëmijët kanë një frymarrje normale kur flasin.para se te flasim i mësojmë fëmijës të bëjë frymarrje abdominal.
3- Flisni ngadal
- Shpesh herë e folura qartë e fëmijëve e humbet qartësin sepse ata fillojn të flasin shpejt ose flasin në momentin e të menduarit rreth asaj që do të flasin.Duke ngadalësuar ritmin e komponentëve që marrin pjesë në procesin e artikulimit dhe të folurit si buzët,gjuha,nofullat etj. Në këtë rast do të kenë kohë të mjaftueshme për të folur më qartë.që fëmija të ruajë qetësin e të flasi me ngadal,mund ti japim një top të vogël në dorë i cili e ndihmon të ruaj kohën mes fjalëve duke shtypur topin dhe kjo mënyrë e bënë të folurin më të qartë.
4- Pozicioni i gojës
- Që i foluri të dëgjohet qartë,nevojitet që tingulli të dali jo në kavitetin nazal(hundor) por të vendosi në lëvizje buzët e hapjen e mjaftueshme të gojës. Kur goja nuk hapet mjaftueshëm e folura ngjan si e mbytur dhe e shtrembëruar. Gjithmonë bëni që fëmija ta hapi gojën në përmasat që duhet. Psh : vendosni 3 gishta në gjerësin e gojës për të praktikuar fëmijën me konceptin e hapjes së gojës si duhet.
5- Gëlltisni përshtymën dhe mbani gojën bosh.
- Prodhimi i përshtymës është normale, është një proces i rëndësishëm për të folurin. Ne të gjithë e dim që teknika e gëlltitjes së përshtymës ndodh automatikisht dhe është proces i pavullnetëshëm.shumë fëmijë nuk e konceptojnë dotë procesin e gëlltitjes së përshtymes. Ata mund të flasin kur kanë përshtymën në gojë,dhe i foluri i ngjan i shtrembëruar njëlloj sikur flasin me gojën plot kur hanë ushqimin. Duhet ti kujtojm fëmijës të gëlltiti përshtymën e ta mbajë gojën bosh para se të flasi.
6- Përdorini i një pasqyrë.
- Pasqyra është një nga mjetet me fitimprurëse për ti mësuar fëmijës shumë gjëra. Bëni lëvizje të ekzagjeruara,hapni gojën qartësisht,bëjeni fëmijën të vëri re se si vendosen buzët,gjuha,sa hapet goja,frymarrjen etj, dhe të bëjë imitimin kur ju shikon juve gjatë demonstrimit. Fëmijës do ti duket e thjeshtë ti bëjë këto para pasqyrës,kjo i jep atij një ndjesi kënaqësie dhe gjatë ushtrimit të kësaj.
7- Luaj me lojën e fjaleve
- Bëni nje list të fjalëve,fotove,libra etj, në varësi ku duam të fokusohemi,kur kemi ngadalsim,hapje goje,imitime,ose list me fjalë të vëshitra nga fjalori i përditshëm i fëmijës. Uluni para pasqyrës ose përballë njëri- tjetrit dhe bëni me radhë ushtrimet duke thënë fjalët. Kjo është një mënyrë e praktimit të ushtrimeve në formë argëtuese.
8- Emërtoni kontekstin.
- Kur dim konteksitin e bisedës do të na jap sugjerime për fjalet që fëmija do të flasi,mund ta bëni fëmijën të etiketojë kontekstin duke përdorur pyetjet ‘kur?’ ‘ku?’ ,’ si?’, ‘pse?’ etj. Edhe pse njeh kontekstin , nuk do të thotë që fëmija të flasi qartë por e motivon atë që të shprehet sa më shumë.
9- Konsultohuni me një Logoped (Terapist gjuhe)
- Çdo tingull zhvillohet në hapsirën e tij të kohës,duhet të dihet shumë qartë se cili tingull duhet mësuar përkatësisht me moshën ideale. Përveç kësaj teknikat që u përmendën më sipër mund të ndiqen dhe me terapi logopedike specifike kur hasni në vështirësi.Nëse fëmija haset me vështires të shumta në krahasimë me moshatarët e tij ,keshilla e logopedit është të bëhet ndërhyrje e domosdoshme për të nxitur përmirësimin dhe parandalimin e nje çrregullimi në të folur .
Shkruan: Irma BULLA, Logopede…
(Burimi: 1specialplace/ speak well, unclear speech. /Slp)