Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…..
Nuk mund të pajtohemi më thënjen psikologjike, se të imagjinosh të bënë mire për shëndetin.
Jo, kjo aspak nuk mund të jetë e sakte sepse imagjinata të shpie në një katrahure të vërtete dhe ti nuk bën dot pastaj lidhjen nga bota imagjinare më realitetin në të cilin jeton.
Nuk e bënë këtë lidhje sepse koha nuk është në favorin tone. Koha punon pa ndërprerje, sikur zemra jonë që punon që nga para lindjes e deri në moemtin kur vdesim dhe ikim nga kjo bote.
Koha kalon dhe ne nuk i themi dot ndal.
Koha iken dhe nuk na pret. Momentin kur ne ndalemi të mëndojme për gjëra koti, pa ndonjë leverdi apo produktivitet, atëherë ne u rrezuam nga sfida e jetës, ne rame pre e grackës që i ngritëm vetës më mëndjen tone. Ndërsa ai apo ajo që nuk u ndal duke mënduar për gjëra të kota, ai nuk ra në gracken e tij, ai shpëtoi.
Atë e shohim shume para nesh. Atë e shohim duke realizuar objektivat dhe qëllimet e veta.
Atë e shohim tek ajo pika në hapsiren të cilen ai apo ajo i kishin përcaktuar vetës në fillimet e tij, atëherë kur i bënte pyetje vetës:
- Kush kam qen?
- Kush jam?
- Kush do jam në të ardhmën?
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…..