Shkruan: Igresa DUKA, Logopede….
Të kesh një vështirësi në të nxënë nuk do të thotë se nuk mund të mësosh.
Është e padrejtë që, vetëm se dinë të mësojnë ndryshe, këta fëmijë të konsiderohen si të paaftë në të nxënë.
Identifikimi i nxënësve me vështirësi në të nxënë duhet të përfshijë:
- Njohjen e zhvillimit anatomiko – psikologjik të nxënësve që kanë një përparim të dobët.
- Njohjen e aftësive psikike – intelektuale.
Etiketimi i vështirësive në të nxënë është përmbledhës, ai përshkruan një sindromë, jo fëmijën me problemet e tij specifike. Përkufizimi ndihmon të klasifikojë fëmijët, por nuk na ndihmon t’i mësojmë ata.
Shumica e shenjave dalluese të këtyre vështirësive dalin në pah gjatë kryerjes së detyrave që lidhen me njohuritë e klaseve te ciklit të ulët, fillor, prandaj dhe tentohet që të zbulohen në këto mosha.
Një fëmijë me vështirësi në të nxënë:
- Mund të ketë vështirësi të mësojnë alfabetin, fjalët që rimojnë, ose të bëjë lidhjen mes shkronjave dhe tingujve korrespondues
- Mund të bëjë gabime kur lexon me zë të lartë, kur përsërit fjalët dhe frazat dhe kur bën pauza të shpeshta
- Mund të mos kuptojë atë që lexon vetë
- Mund të ketë probleme me gërmëzimin dhe rrokjëzimin
- Mund të shkruajë në mënyrë të rrëmujshme dhe të mos e mbajë lapsin normalisht
- Mund të vuajë për të shprehur idetë me shkrim
- Mund të mësojë gjuhën me vështirësi dhe të ketë fjalor të varfër
- Mund të ketë probleme për të lidhur tingujt me shkronjat, ose të dallojë ndryshimet e vogla mes fjalëve që tingëllojnë në mënyrë të përafërt
- Mund të ketë vështirësi të kuptojë shakatë, frazat me nënkuptime dhe sarkazmën
- Mund të ketë vështirësi në ndjekjen e udhëzimeve
- Mund të shqiptojë keq fjalët ose të përdorë fjalën e gabuar që tingëllon njësoj me atë që do të thotë
- Mund të ketë probleme me organizimin e mendimeve që do të shprehë ose nuk gjen dot fjalët e duhura gjatë një bisede apo detyre me shkrim
- Mund të mos ndjekë dot rregullat shoqërore të një bisede, si psh të flasë me rradhë
- Mund t’i qëndrojë ngjitur me trup bashkëbiseduesit tjetër
- Mund të ngatërrojë simbolet matematikore dhe të lexojë gabim numrat
- Mund të mos jetë në gjëndje të ritregojë një ngjarje sipas rendit të saj
- Mund të mos dijë ku dhe si t’a nisë një detyrë dhe si t’a vazhdojë atë
Mbani parasysh se disa nga këto karakteristika mund t’i paraqesin edhe fëmijë të tjerë që nuk janë fëmijë me vështirësi në të nxënë. Prandaj, tregohuni të kujdesshëm në vlerësimin e një fëmije si fëmijë me vështirësi në të nxënë.
Trajtimi i nxënësve me çrregullime në të nxënë
Çfarë duhet të bëjnë mësuesit me nxënësit me çrregullime në të nxënë:
- Të vëzhgojë dhe vlerësojë vështirësitë në të nxënë të fëmijësTë bashkëpunojnë me psikologun e shkollës apo qendra të specializuara për testuar psikologjikisht fëmijën për të përcaktuar nëse fëmija ka çrregullime në të nxënë, apo prapambetje mendore, çrregullime të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitet.
- T’u sugjerojnë prindërve ekzaminimin mjekësor të fëmijës për të përjashtuar problemet e mundshme në dëgjim, shikim apo probleme të tjera shëndetësore që interferojnë në aftësinë për të mësuar.
- Të diskutojë me prindërit e fëmijës rreth karakateristikave të këtij çrregullimi dhe nevojës për një bashkëpunim të ngushtë me ta.
- Të krijojnë, në bashkëpunim me psikologun dhe prindërit e fëmijës, një plan individual pune, që synon:
- Nxitjen dhe ruajtjen e interesit, inisiativës dhe motivimit në aktivitetet akademike dhe rritjen e nivelit të performancës bazuar në aftësitë intelektuale.
- Ndërgjegjësimin dhe pranimin e çrregullimeve në të nxënë dhe vendosjen e pritshmërive realiste për arritjet e tyre akademike.
- Rritjen e vetëvlerësimit të nxënësve për t’u përballur efektivisht me shqetësimin (frustracionin) që shkakton vështirësia në të nxënë dhe kryerjen e detyrave rregullisht pa hequr dorë.
- Përmirësimin e vetëvlerësimit të fëmijës duke rritur pohimet e tij pozitive për veten dhe pjesëmarrjen në aktivitete ekstrakurrikulare.
- Eleminimin e sjelljeve dëmtuese, negative dhe që kërkojnë vëmendje kur përballen me frustracionin dhe vështirësitë gjatë mësimit.
- Vendosjen e një sistemi të sukseshëm shpërblimi dhe ndëshkimi, ku përforcohen sjelljet pozitive dhe frenohen sjelljet negative.
- Ruajtjen e marrëdhënieve të mira shoqërore me nxënësit e tjerë të klasës.
- Eleminimin e pengesave emocionale që shoqërojnë vështirësitë në të nxënë për të përmirësuar arritjet akademike.
Për të realizuar këtë:
- Uleni nxënësin në bankën e parë
- Jepini komente të shpeshta pozitive dhe shpërblime të shpeshta për punën që po kryen fëmija dhe inkurajojini dhe prindërit të bëjnë të njëjtën gjë
- Thirreni shpesh në emër
- Eleminoni gjërat që mund t’i tërheqin vëmendjen nga detyrat e klasës
- Vendosni kohë për çlodhje
- Siguroni një ambient të qetë
- Organizojeni materialin që do mësohet nga fëmija në hapa të vegjël
- Inkurajoni prindërit të vendosin një rutinë ditore ku fëmijës t’i caktohet koha kur do mësojë, koha kur do luajë dhe koha që do të shpenzojë me familjen.
- Gjeni shpërblime apo nxitje që e motivojnë dhe ruajnë interesin e fëmijës.
- Mësojini teknika të zgjidhjes të problemeve si p.sh. identifikimi i problemit – gjetja e alternativave të mundhsme për zgjidhje – zgjedhja e një opsioni – implementimi – vlerësimi.
- Shpërbleni rregullisht dhe në proporcion me rëndësinë e sjelljes, sjelljet pozitive.
- Ndëshkoni rregullisht dhe në proporcion me rëndësinë e sjelljes, sjelljet negative.
- Organizoni aktivitete ekstrakurrikulare që përmirësojnë aftësitë sociale të fëmijës dhe forcojnë lidhjet e tij me bashkëmoshatarët.
- Komunikoni rregullisht me prindërit e fëmijës dhe psikologun e shkollës.
Shkruan: Igresa DUKA, Logopede….