Shkruan: Irma BULLA, Logopede…
Disfagia është termi mjeksor për vështirsit në gëlltitje. Paraqitet si ndjenja e vështirsis në kalimin e ushqimeve të forta, likideve(lëngjeve) ose të të dyjave.
Gjatë kapërcimit nga goja drejt stomakut mund të paraqitet si munges e ndryshueshmëris së faringut ose lloje të tjera të gëlltitjes individuale.
Disfagia duhet të dallohet nga angiofagia ose nga anglobus që është ndjenja e gungës në fytë.Duhet dalluar edhe nga disfagia psikogene ose e quajtur ndryshe fagofobi.
Në personat që ankohen për disfagi ju jepet të gelltitin lëngje të trasha.Është një likid i trashë që bënë të mundur të mos aspirohet gjatë pirjes,të mos i zërë kolla,të mos përshtyjn.
Disfagia klasifikohet në tre tipe të mëdha :
1-Orofaringeale
2-Ezofageale
3-Funksionale (kur nuk i është gjetur shkaku organik).
- Shenjat klinike
- Vështirsi në kontrollin e ushqimit në gojë.
- Vështirsi për të kontrolluar përshtymën në gojë ose për ta gëlltitur atë.
- Shenjën e kollës.
- Pneumoni të vazhdueshme aspirative.
- Malnutricion.
- Dehidrim dhe humbje e pashpjegueshme të peshës peshës
- Zbehje pas gëlltitjes
- Regredim nazal.
- Disa mënyra trajtimi për disfagin.
- 1– Mësohet pacienti si të gëlltis, e gëlltitura supraglotike.
- 2– I kërkohet pacientit të marri frymë thellë dhe ta mbajë atë.
- 3– Gjatë kësaj kohe duhet të kalojn menjëherë ushqimin e të provokojë menjëherë ndjenjën e kollës.Përdoret kryesisht kur kemi mbyllje te kordave vokale ose ne rastet e gelltitjejte vonuar faringeale.
- 4– Modifikimet e djetës mund të ndryshojnë, disa me djetë të but,disa me likide(lëngje),disa në formë xhelatinoze.
- 5– Mund të bëhet elektrostimiulim i nervave që marrin pjesë në procesin e gëlltitje.
- 6– Në rastin kur kemi dhe labipalatoskizis,vendoset një protezë që nuk lejon ushqimin te kthehet.
- 7– Trajtimet kirurgjikale në rastet e trakeotomis :
- a– Në rastet e patologjis së laringsit
- b-Palatoplastika
- c-Divertikuloektomia për nerva të ndryshëm.
- 8 – Në rastet më të rënda vendoset sonda gastrike.
Shkruan: Irma BULLA, Logopede…