Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Për fat të keq, shumica prej nesh vazhdimisht e shtyjnë lumturinë drejt një kohe të pacaktuar. Nuk e bëjmë këtë në mënyrë të ndërgjegjëshme, por e bindim veten tonë duke thënë, “Një ditë do të jem i lumtur”.
Ne i themi vetes se do te jemi të lumtur kur të paguaumë faturat, kur të mbarojmë shkollën, kur të fillojmë punën e parë, kur të ngrithemi në detyrë, e shumë të tjera. E bindim veten tonë se jeta do të jetë më e mirë pasi të jemi martuar, të kemi një fëmijë, pastaj një tjetër.
Jeta vazhdon dhe ne ndihemi të mërzitur, sepse fëmijët nuk janë rritur akoma por do të jemi më të lumtur kur ata të rriten. Pas kësaj, jemi të mërzitur se janë adoleshentë dhe është e vështirë të merresh me ta. Padyshim do të jemi të lumtur ku ata do të kalojnë këtë fazë.
Ne i themi vetës se jeta do të jetë e kompletuar kur partneri ynë bën zgjedhjet e duhura, kur të blejmë një makinë të mirë, kur të jemi në gjendje të shkojmë me pushime, kur të dalim në pension, e kështu me radhë!.
Ndërkohë jeta shkon përpara. E vërteta është, se nuk ka kohë më të mirë për të qënë të lumtura se sa tani. Nëqoftëse jo tani, kur do të jetë koha e duhur?
Jeta do të jetë gjithmonë e mbushur me sfida. Është mirë ta bindesh vetën dhe tia pohosh vetvetes dhe të vendosësh të jesh i lumtur.
Më kujtohet një shprehje që për mua është e preferuar, ku thuhet, “për një kohë të gjatë më është dukur se jeta ime ishte pothuajse gati për të filluar, pra jeta e vërtetë. Por, dilnin gjithmonë disa pengesa rrugës, diçka që duhej të bëhej menjëherë, disa punë të papërfunduara, kohë për të krye disa shërbime, punë për tu mbaruar.
Pas këtyrë do të fillonte jeta. Në fund u bë e qartë se këto pengesa ishin jeta ime”. Kjo pikëpamje më ka ndihmuar për të kuptuar se nuk ka rrugë për në lumturi. Lumturia është vetë rruga e jetës.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….