03.07.2025
  • Marketingu
  • Kontakt
  • Webmail
No Result
View All Result
Psikologjia dhe Shendeti
ShoPsiKo
  • Home
  • Psikologji
  • Shëndetësi
  • Logopedia
  • Sociale
  • Analitikë/Fokus
  • Hulumtime/Analiza
  • Pyet Mjekun
  • Pyet Psikologun
  • Pyet Logopedin
  • Kontakt
Psikologjia dhe Shendeti
Home Logopedia

Si të silleni me një fëmijë belbëzues

Qëndrimi i mësuesit dhe i shokëve për këta fëmijë është mjaft i rëndësishëm. Klima negative në shkollë dhe në familje, ndërhyrjet e paorientuara apo mosinteresimi ndaj tyre janë tepër të dëmshme. Është i rëndësishëm krijimi i një .....

në Logopedia
 Si të silleni me një fëmijë belbëzues
Shpërndaje në FacebookShërndaje në TwitterDërgo në Whatsapp

Shkruan: Igresa DUKA, Logopede….

Qëndrimi i mësuesit dhe i shokëve për këta fëmijë është mjaft i rëndësishëm. Klima negative në shkollë dhe në familje, ndërhyrjet e paorientuara apo mosinteresimi ndaj tyre janë tepër të dëmshme. Është i rëndësishëm krijimi i një mjedisi pranues dhe mbështetës për ta. Disa fëmijë, duke pasur frikë se mos tallen prej shokëve, evitojnë kontaktet verbale dhe vetizolohen nga shoqëria.

Përpiquni

  • Të mos e korrigjoni apo të mos e ndërprisni kur është duke folur; kërkojuni edhe të tjerëve të mos e korrigjojnë
  • Të dëgjoni me durim çdo fjalë që thotë fëmija
  • Të ruani kontaktin me sy, të mos e ndërprisni, ta injoroni belbëzimin e tij dhe t’i jepni shumë dashuri fëmijës
  • Të mos i kërkoni t’i përsërisë ato që ka thënë ose ta ngadalësojë ritmin e të folurit
  • Të flisni me fëmijën ngadalë dhe në mënyrë të qartë
  • T’i jepni kohën e nevojshme për të përfunduar atë që po përpiqet të thotë
  • Të reduktoni stresin dhe situatat që shkaktojnë dhe përkeqësojnë belbëzimin
  • Ta përkrahni dhe t’i tregoni se e pranoni ashtu si është dhe ashtu si flet

Strategji në ndihmë të mësuesit

  • Përshtatja e mjedisit
  • Bëni rregullimet/modifikimet e nevojshme në klasë. Mjedisi fizik në klasë është shumë i rëndësishëm në procesin e nxënies për nxënësit me vështirësi në gjuhë dhe në komunikim.
  • Uleni nxënësin në bankat e para, që të jetë pranë mësuesit dhe të ketë mundësi të kuptojë pyetjet dhe instruksionet e dhëna .
  • Baza materiale është pjesë përbërëse e klasës. Materialet dhe mjetet didaktike mund t’iu përshtaten nevojave specifike të nxënësve.
  • Përdorni skemat, imazhet, mjetet e tjera vizuale për të komunikuar me fëmijët.

Menaxhimi i sjelljes

  • Punoni me fëmijët e tjerë, që të tregohen dashamirës kur fëmijët me probleme gjuhësore flasin.
  • Mësoni më shumë për vështirësitë në gjuhë dhe në komunikim.
  • Nxisni vetëbesimin e fëmijës.

Strategji mësimdhënieje

  • Vendosni një sistem sinjalesh me nxënësin. Kjo do ta ndihmojë atë që, pa tërhequr vëmendjen e klasës, t’ju sinjalizojë nëse ka nevojë për ndihmë.
  • Tërhiqni vëmendjen e tij duke e parë në sy dhe duke e prekur lehtë në sup, në mënyrë që t’ju dëgjojë para se të flisni.
  • Jepni udhëzime të qarta dhe të mirorganizuara.
  • Bëni pyetje të shpeshta dhe merrni feedback.
  • Inkurajojini këta fëmijë të nisin dhe të zhvillojnë biseda me bashkëmoshatarët e tyre duke sfiduar pasiguritë që kanë në këtë aspekt.
  • Jini të durueshëm. Lejojeni fëmijën ta mbarojë fjalën ose fjalinë.
  • Vështirësitë në gjuhë dhe komunikim mund të jetë jashtëzakonisht frustuese për fëmijën.
  • Pyeteni për diçka që s’e keni kuptuar dhe fëmija mund t’ua thotë me fjali të shkurtra; ose tregojini për atë pjesë të bashkëbisedimit që keni kuptuar
  • Zëvëndësoni testet me gojë me ato me shkrim.
  • Përforconi pozitivisht dhe stimuloni vazhdimisht zhvillimet pozitive gjuhësore të fëmijës.
  • Mbani lidhje të shpeshta dhe punoni së bashku me prindërit, psikologun dhe terapistin gjuhësor

Shkruan: Igresa DUKA, Logopede….

Moti

Tirana
03.07.2025
Partly Cloudy
1 ° c
4 c -4 c
Fri
4 c -7 c
Sat
7 c -6 c
Sun
4 c -7 c
Mon

Më të lexuarat

  • ÇKA ËSHTË ANKTHI (ÇREGULLIMI I ANKTHIT)

    ÇKA ËSHTË ANKTHI (ÇREGULLIMI I ANKTHIT)

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Stresi dhe llojet e tij

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Frymëmarrja

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Koncepti i shëndetit

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0

Na ndiqni në rrjetet sociale:

Psikologjia dhe Shëndeti

Ky portal mirëmbahet "Psikologjia dhe Shëndeti". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kosovë

Rruga ”Sylejman Vokshi” nr19/2, Prishtinë
Instagram: psikologjiadheshendeti
Facebook: Psikologjia dhe Shëndeti

+383 49 836 643
info@psikologjiadheshendeti.com

Shqipëri

Bulevardi Zogu I, Tiranë

Instagram: psikologjiadheshendeti
Facebook: Psikologjia dhe Shëndeti

+355 684892347
info@psikologjiadheshendeti.com
  • Marketingu
  • Kontakt
  • Webmail

© 2018 Psikologjia dhe Shëndeti

  • Home
  • Psikologji
  • Shëndetësi
  • Logopedia
  • Sociale
  • Analitikë/Fokus
  • Hulumtime/Analiza
  • Pyet Mjekun
  • Pyet Psikologun
  • Pyet Logopedin
  • Kontakt

© 2018 Psikologjia dhe Shëndeti

Kyqni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?

Plotësoni informatat më poshtë për tu regjistruar

Plotësoni të gjitha informatat Kyçu

Rikthimi i fjalëkalimit

Ju lutem shkruani emrin e përdoresit dhe email adresën për ta restuar fjalëkalimin.

Kyçu