Shkruan: Antonela RAMA, Psikologe klinike…
Çdo iniciativë për të kuptuar realitetin në të cilin ndodhesh fillon më shumë duke reflektuar për atë që do më së shumti. Mendimet tona përputhen me veprimet vetëm atëherë kur duhet të njohësh më shumë vetveten, të navigosh në raste më epike në botën e brendshme ,aty ku nis “gjallërimi ” i zbulimit të nuancave që nuk kuptohen lehtë nëse nuk fillon të ndërgjegjësohesh për veten.
Edhe nëse njohja do të jetë misterioze aty ku prek idealin e kërkuar mes përpjekjes , dëshira shtohet vazhdimisht duke vlerësuar rëndësinë e të përkryerës.
Njeriu është qenie mjaft komplekse duke e rimodeluar vështirësinë për të qenë perfekt,por asgjë nuk mund të kordinohet kur nuk është gati.
Qëllimi nuk është të kritikoni veten tuaj, por të pranoni të gjitha anët e personalitetit nën vërtetësinë e përpiktë .Hapni mundësinë për të mësuar gjëra të reja për veten tuaj.
Kur vlerësoni veten, kushtojini vëmendje gjërave që ju bëjnë të ndiheni të lumtur aty ku ju keni vërtetë nevojë .
Ne mund të binim pre e vetmisë së panevojshme: të mos kuptuarit se çfarë na nevojitet vërtet dhe çfarë na bën të vështirë të njohim.
Mosnjohja e pjesëve më të prekshme ose shqetësuese të vetvetes; do të thotë të mos shohësh veten si njerëzit e tjerë në mënyra thelbësore. Është vështirë të kuptosh pjesët më të thella të të tjerëve pa e eksploruar më parë veten.
Shpesh “luftojmë” me veten tonë sepse ndikohemi nga rrethanat , se si do jemi në sytë e atyre që mund të na gjykojnë , por nuk duhet të bazohemi dhe të ecim nën “zymtësinë ” e mllefit dhe zilisë pasi është një rrugë pa krye.
Evolucioni i përpikmërisë është që të gjejmë startin e proçesit , për të kuptuar më shumë rreth gjithë pikëmamjes ,sepse në fillim duhet të jemi të lirë në mendime për të bërë diferencën .
Ju jeni një planet i pazbuluar duke e pranuar veten ashtu si jeni, me gabime, me ndrydhje apo edhe me besim të plotë .
Mos kini frike,sepse nuk të lejon të shohësh përtej mirësisë duke u përballur me ndërgjegjen tënde dhe t’i tregosh për synimet,për ëndërrat e tua që janë piedestalit i pohimit tënd.
Jeta është sfidë , dhe si e tillë të vendos para disa zgjedhjeve që ndryshojnë verdiktin përfundimtar .
Asnjëherë nuk duhet t’a lejojmë veten të ndikohemi nga egoja apo negativiteti, vetëm kshu nuk mund të njohim brendësinë e realitetit që shfaqet.
Filloni që nga ky moment të besoni që fytyra e një njeriu në të vërtetë mund të jetë pasqyra e shpirtit të tij.
Do të jeni më të lumtur kur mund të shprehni se kush jeni. Shprehja e dëshirave tuaja do ta bëjë më të predispozuar që të merrni atë që dëshironi.
Kur veprime të jashtme janë në përputhje me ndjenjat dhe vlerat tuaja të brendshme, do të përjetoni më pak konflikte të brendshme.
Kur e njihni veten, e kuptoni se çfarë ju motivon t’i rezistoni zakoneve të këqija dhe të zhvilloni të mira. Ju do të keni njohuri për të ditur cilat vlera dhe qëllime aktivizojnë vullnetin tuaj.
Nëse merr vendimin për të ndryshuar do jeni më të lumtur dhe më real në këtë botë ku mbizotëron gënjeshtra.
Shkruan: Antonela RAMA, Psikologe klinike…