Shkruan: Igresa DUKA, Logopede….Terapiste ABA..
Në përditshmërinë tonë si terapist përballemi me probleme të ndryshme sidomos me fëmijët me autizëm të cilët na sfidojnë shpesh me sjellje problem .Ndodh që fëmijët duke u trajtuar në mënyrë intensive zhvillojnë kapacitetin dhe mësojnë aftësi të reja por ato që ngelen shqetësim dhe sfidë e përditshme janë sjelljet problem . Por si mund një terapist i aftë të përmirësoj apo zbehi sjelljet problem të fëmijës . Pra , këto sjellje problem mund t’i përmirësojmë duke përdorur procedurat e Përforcimit të Diferencuar nga Metoda ABA .
- Çfarë janë proçedurat e përforcimit të sjelljes ?
- Janë procedura të cilat shërbejnë për të ndërtuar stimuj të kushtëzuar, në shërbim të përvetësimit të sjelljes së synuar.
- Përforcimi i diferencuar DR :përbëhet nga dy sjellje tё ndara:
- 1 – Përforcimi
- 2- Shuarja
- Përforcim i Diferencuar DR
- Pёrforcimi i vetёm njё kategorie tё pёrcaktuar sjelljesh apo pёrgjigjesh.
- Nëse R konsiston në përforcimin e disa përgjigjeve dhe në mbajtjen e përforcimit të disa përgjigjeve të tjera atëherë DR con tek fenomeni i diferencimit.
Ndёrhyrja pёr tё reduktuar sjelljen problem
- Pёrforcimin e njё ose disa sjelljeve tё ndryshme nga sjellja problem.
- Psh: Nёse po pёrpiqemi tё reduktojmё lёvizjet pёrsёritёse tё duarve, pёrforcojmё “duart e palёvizura” dhe nuk pёrforcojmё lёvizjet pёrsёritёse tё duarve.
Ka një sërë procedurash bazuar në DR (DRI, DRA , DRL, DRO )
- DRI –Differential Reinforcement of Incompatible Behavior
- ( Pёrforcim i diferencuar i sjelljes sё papёrputhshme)
- Pёrforcimi i njё sjellje e cila nuk pёrputhet me sjelljen e pёrzgjedhur pёr t’u zvogёluar.
- DRA —Differential Reinforcement of Alternative Behavior
- (Pёrforcim i diferencuar i sjelljes alternative)
- Pёrforcimi i njё sjellje qё ёshtё alternativё e sjelljes sё pёrzgjedhur pёr zvogёlim.
- Sjellja alternative dhe sjellja problematike e pёrzgjedhur NUK janё tё papёrputhshme.
- DRL –Differential Reinforcement of Low Rates of Respondin
- ( Pёrforcim i diferencuar i niveleve tё ulta tё tё pёrgjigjurit)
- DRO –Differential Reinforcement of Other Behavior
- (Pёrforcim i diferencuar i sjelljeve tё tjera)
- Japim pёrforcim kur sjellja problematike nuk ka ndodhur pёr njё kohё specifike.
Shkruan: Igresa DUKA, Logopede…., Terapiste ABA