Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Teknika e relaksimit progresiv-Është teknike e cila na mundeson të kontrollojmë mjaft mirë muskujt tanë dhe të reduktojm tensionin në to. Kjo ngase muskujt e tendosur mbështesin dhe shtojnë jetëgjatsinë e ankthit dhe zemërimit. Kjo pasqyrohet më faktin se midis tensionit nervor emocional dhe tensionit muskulor ka një lidhje të ndërsjellë, sepse dihet se ankthi dhe zemërimi i kontraktojnë dhe i tendosin muskujt. Relaksimi fillohet nga muskujt e duarve, krahëve, pjesa e kokës, shpina, krahërori, pjesa e barkut dhe në fund këmbet.
Qëllimi i tëndosjes së muskujve në fillim është që të mësojmë se çfarë është tensioni muskular, pastaj qëllimi i fazës së relaksimit është që të njohim sa më mirë këtë përjetim, si dhe në fund fare të ndjejmë më shpejtë ato grupe muskujsh në trupin tonë që janë të tëndosura dhe ti relaksojm.
Efektet e relaksimit janë të shumta, fiziologjike: ulje e tensionit muskulor, normalizon funskionimin e organëve të brëndshme, përmirësimin e gjumit, rimarrje energjish.
Efektet janë edhe –psikologjike: sepse pakson ankthin, depresionin, përmirëson mendimin për vëtvetën, rrit efektivitetin e veprimtaris, ndihmon në luftimin e alkoolizmit dhe përdorimit të droges.
- Aplikimi
- 1-Zgjidhet një dhome e qetë, e ndriçuar dobet, çlirohemi nga gjërat që na pëngojnë, që trupi të jetë i lirshëm.
- 2-Marrim pozicion të rehatshëm. Shtrihemi në dyshëme, qafën e mbështesim në një jastek të vogël, që pjesa e pasme e kokës të prek në dyshëme. Një jastek tjetër nën mesin tonë dhe një tjetër nën gjunjët. Duart mbahën mbi bark ose dyshëme. Ndryshe, mund të ulemi në karrik të lëvizshme. Këto mënyra bëhën më qëllim që asnjë muskul të mos funksionojë.
- 3-Fillohet relaksimi dhe nuk duhet bërë përpjekje që të kontrollohet trupi yne, mirpo duhet mbajtur trupin të çliruar plotësisht, Duhet të tëndosim dhe të çlirojmë muskujt e një pjesë të trupit, ndërkohe që pjesët tjera mbahen të çliruara. Vëzhgohet në mënyre pasive ajo që ndodh kur tendosim dhe çlirojmë muskujt (muskujt ndjehën të ngrohte, gjymtyrët e lehta, lëshuara)
Gjithashtu, në këtë bëjnë pjesë edhe frymëmarrja diafragmatike, që na mundëson të çlirojmë muskujt e gjoksit. Nuk duhet harruar që relaksimi zgjat 20 minuta, mirpo nëse jemi filestar, mund të zgjat edhe deri në 30 minuta.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….