Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Desensibilizimi sistematik –quhet kështu sepse kryhet shkallë – shkallë. Klienti rrin plotësisht i relaksuar dhe në fillim imagjinon situaten e cila i shkakton më pak anth. Kështu shkallë-shkallë kalon deri tek situata që i shkakton ankth më të madhë. Në këtë mënyre kalohet nga një hierarki situatash, nga ajo që shkakton fare pak ankth ose që mund të jetë edhe neutrale e deri të situata në kulmin e hierarkis që shkakton ankthin më të madhë. (ndryshe ekspozimi ndaj situatës që shkakton mënjëherë ankth nuk do kishte efekt pozitiv)
Aplikimi
- 1-Të relaksohemi
- 2-Të ndertojmë hierarkin e situatave që shkaktojnë ankth
- 3-Të imagjinojm situatat që shkaktojnë ankth, ndërkohë që rrimë plotësisht të relaksuar gjersa të arrijm që në fund ti imagjinojmë këto skena të relaksuar pa ankth.
Pra, para fillimit të imagjinimit të situatave anksioze, ne duhet të jemi plotësisht të relaksuar.
Ne mund të ndërtojmë një hierarki të situatave që na shkaktojn ankth, duke filluar nga ajo që shkakton fare pak ose fare deri tek ajo që shkakton shumë. Këtë mund ta masim më një ”termometer frike”, duke i dhënë kështu sëciles situatë nga një vlerë të caktuar si grade, psh nga 0 deri ne 100.
Supozojmë
- -më është caktuar të shikoj bleten në foto,
- -mendoj për diten që është caktuar
- -mendoj për mënyren se si do reagoj kur ta shoh, –
- -mendoj se sa do kam guxim ta shikoj foton,
- -mendoj se sa do kam guxim ta afroj foton,
- -mendoj se sa do kam guxim të preku foton,
- -momentin kur e preku bleten në foto,
- -momentin kur do shkoj ta shoh të gjallë.
Të gjitha këto situata të ndërtuara sipas hierarkis, imagjinohen duke qëndruar më sy të mbyllur. Imagjinohet situata e parë 10 deri 20 sekonda, më sy mbyllur dhe pastaj hapen sytë dhe mendohet diçka e bukur, një pushim në plazh apo një muzike e këndshme për veshin, pastaj kështu më radhe deri sa të arrihet që situata të kalohet pa lënë gjurmë ankthi dhe frike tek ne.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….