Shkruan: Majre LEVENISHTI. Psikologe shkollore dhe edukimi…..
Mësojmë duke luajtur, pregatisim një rrugë personale për mirërritjen e fëmijës. Edukojmë dhe zhvillojmë aspekte konjitive,emocionale dhe motorrike në një mënyrë harmonike dhe fuksionale me mjedisin.
Po cfarë është psiko-motriciteti? – Ajo është një qasje që rrespekton kohët , interesat dhe zgjedhjet e fëmijës i cili duke u ndjerë i lirë të shprehet , dhe falë ndërmjetësimit të specialistit , do të jetë në gjendje të lëshojë emocione, të shpreh mendimet, të mësojë kufijtë dhe rregullat, shkaqet dhe pasojat e veprimeve të tij, rregullojnë sjelljen dhe menaxhojnë emocionet.
Psikomotriciteti gjithashtu mund të ndërhyjë në mënyrë efektive në aspekte të tjera të zhvillimit të fëmijës , sic janë zgjerimi i aftësive gjuhësore ose përmirësimi i aftësive motorrike të madhe ( globale) dhe fine.
Ajo është si një fije udhëzuese për të gjitha llojet e ndërhyrjeve ndaj fëmijës , përfshirë dhe terapinë e të folurit.
Kush e kryen këtë lloj ndërhyrje ? – Përgjithësisht e bëjnë psikologët dhe psikoterapistë, terapist me përvojë të përshtatshme.
Për kë është ? – Ndërhyn pas një vlersimi të kujdesshëm neuropsikologjik ( përgjithsisht për ata fëmijë që mund të quhen të rriskuar ) por edhe për të mbështetur rritjen e fëmijëve të moshes 2 vjec e sipër.
A është individuale apo në grup ? – Ekzistojnë të dyja mënyrat , të cilat zgjedhen në bazë të nevojës së fëmijës.
Çfarë është psikomotrciteti fuksinal ? – Ajo është një disipline gjithëpërfshirëse, e themeluar nga prof. Jean Le Boulch. Kjo discipline synon të garantojë dhe të lehtësojë një zhvillim harmonik të fëmijës. Ideja kryesore është një lehtësues për rritjen harmonike të fëmijës ( pse jo edhe të rriturve ).
Cdo individ konsiderohet unik me një qasje holistike dhe analitike në të njëjtën kohë.
Karakterizohet nga orientimi sistematik dhe analiza fuksionale i cili merr në considerate aspektet neuro-fiziologjike, mendore, emocionale, racionale, motivuese, motoro-posturale dhe operacionale. Analiza fuksionale lejon një qasje të përqendruar tek personi dhe shumë të individualizuar. Ky process analitik lejon të përcaktohen si objektiva pikat e dobta dhe të forta në tri korniza: 1-biologjike,2 – neurologjike ,3- fuksionale.
Brenda këtyre kornizave do të përgatitet një rrugë personale për mirërritjen e fëmijës. Bazuar në një metodologji edukative e cila favorizon zhvillimin e individit përmes lëvizjes dhe aktiviteteve multidisiplinare. Ajo ndjek arritjen e një zhvillimi në aspektet konjitive, emocionale dhe motorrike në një mënyrë harmonike dhe fuksionale me mjedisin.
Ndërhyrja fuksionale psikomotore përdor një sërë ushtrimesh , individuale dhe kolektive që synon zhvillimin në mënyrë progressive :
- -fuksioni i marrëdhënies me të tjerët , me hapsirën dhe objektet.
- -fuksioni energjik-afektiv në lidhje me motivimin, qëllimin, vëmendjen.
- -fuksioni operacional i kontrollit të tonit të muskujve dhe organizimit hapsinor-përkohor.
- Benefitet e psikomotrecitetit fuksional.
- Aktivitet synojnë të stimulojnë dhe përforcojnë :
- -njohuri të madhe dhe vetë-pranim
- -akomodim i mire i mënyrës së të qenurit
- -autonomia dhe qasja në mënyrë sa më përgjegjëse në jetën shoqërore.
- -vetëbesim
- -shprehi
- -kreativitet
- -gadishmeria për tu lidhur paqësisht me të tjerët.
Psikomotriciteti përdoret gjithashtu dhe në rastet e DSA duke u përpjekur të sjell përfitim përmes qasjes holistike, e cila fuksionon në sikletin e tyre në të gjitha format e saj dhe jo vetën në shkollë.
Shkruan: Majre LEVENISHTI. Psikologe shkollore dhe edukimi….