Shkruan: Fikri HAJDARI, Psikolog….
Dëshironi të përjetoni momente qetësie dhe relaksi? Dëshironi të fokusoheni në gjërat që kanë vërtet rëndësi? Vazhdoni të lexoni praktikimin e kësaj teknike relaksimi. Në sfond mund të lëshoni videon me tingujt që janë të bashkangjitur në këtè artikull. Preferohet të jeni në një ambient të qetë dhe të lexoni shumë ngadalë këtë shkrim, duhet të ndjeni çdo fjalë që është shkruar këtu.
Kemi hyrë në javën e dytë, periudha që po kalojmë ka ndërruar rutina tona të përditshme pothuajse për të gjithë ne. Dikush po e përjeton më i qetë dikush është më pak i qetë, prap se prap kjo është periudha më e sikletshme që ka përjetuar ndonjëherë shoqëria kolektive mbarë botërore. Por mos u shqetësoni, kjo periudhë është kalimtare dhe pas një kohe do ta kujtoni atë me të qeshura dhe do kritikoni vetën për mbi-reagimet e bëra.
Duke lexuar këto fjalë ju do futeni në një zonë rehatie dhe komode, shoqëruar me tingujt që dëgjoni dhe çdo gjë që ndjeni përreth jush. Rrini aty ku jeni nese jeni duke qëndruar dhe ulur komod e rehat, nëse dëshironi ndërrojeni pozitën dhe uluni edhe më rehat sesa që jeni.
Merrni frymë thellë ngadalë dhe po ngadalë lirojeni atë…
Linku i muzikës së relaksimit:https://youtu.be/1ZYbU82GVz4
LEXO NGADALË..
Kërkoj nga ju të fokusoheni tek vetja juaj, në mënyrën se si trupi juaj merr frymë, përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj. Lërini mendimet e lira qofshin pozitive apo negative, lërini të valviten si të duan, tani është koha dhe momenti yt. Është koha që ti të shkëputesh nga ato mendime që aq shumë kanë rënduar mendjen tuaj. Fokusohu në pjesën e sipërme të kokës suaj, aty ku edhe qëndrojnë tensionet e mendimeve.
Për çdo fjalë që ju lexoni, ju ndjeni një relaks një lehtësim që po ndodh në mendjen tënde dhe shtendosje sipër kokës tuaj…lirohu nga çdo mendim, ju meritoni të keni momentet tua të paqes, relaksit dhe rehatisë. Mendoni për njerëzit që ju i doni, ndjehuni mirënjohës që i keni pranë. Mendoni edhe për vetën se sa shumë jeni sforcuar kohët e fundit, ju e dini se meritoni më të mirën dhe më e mira jeni ju. Tashmë duke marrë frymë ngadalë dhe po ngadalë duke e liruar atë, pjesa e sipërme e kokës tuaj është duke u shtendosur dhe ndjeni një lehtësim dhe relaks.
Fokusohuni në pjesën e syve tuaj, këta sy që kanë qenë dëshmitar të shumë sfidave që keni përjetuar. A nuk meritojnë edhe ata një pushim dhe shtendosje? Merr frymë thellë ngadalë dhe po në këtë mënyrë liroje frymën, mbyll sytë për pak sekonda dhe lëri të pushojnë në këtë atmoaferë dhe zonë relaksimi.
Ju po ndjeni një lehtësim për çdo frymëmarrje që bëni, edhe muskujt e fytyrës tuaj tashmë ndjejn momentin tënd të relaksimit. Ju jeni i qetë, jeni në paqè dhe keni filluar të ndjeni lehtësimin që ka përshkruar gjithë kokën tuaj. Merreni frymë thellë ngadalë dhe fokusohuni në rrugët e frymëmarrjes së trupit tuaj, në hund, në fyt dhe në gjoks, aty ku janë edhe mushkërit.
Çdo frymëmarrje bënë që ju të ndjeni një relaks, një shlirim dhe lehtësim në gjoksin tuaj. Kjo ndjenjë kaplon edhe muskujt e duarve tuaj, bërrylet dhe deri të shuplakat e duarve të cilat mbajn në dorë për ty telefonin apo çdo pajise tjetër elektronike me të cilën jeni duke lexuar këtë shkrim. Mund të ndjeni një plogështi ne duart tuaja por ajo vjen si pasoj e lirimit të tendosjes që kanë pasur ato.
Ndjesia e relaksit vazhdon posht gjoksit në barkun tuaj dhe shpinën. Nëse jeni ulur apo shtrirë ndjeni dhe përceptoni kontaktin që ka trupi juaj me vendin ku qëndroni. Lëshoni gjithë trupin tuaj në atë pozitë, ndjeni fortësin dhe butësin se si trupi juaj është mbështetur dhe ulur. Realizoni tani një frymëmarrje të thellë e të ngadaltë…e pastaj po ngadalë lirojeni atë.
Tani fokusohuni në pjesën e këmbëve tuaja se si muskujt e këmbëve po ndjejn plogështin e relaksimit të muskujve të saj. Relaksim që shkon deri tek gjuri. Po ndjeni lehtësimin po thuajse në gjithë trupin tuaj. Edhe pjesa këmbëve poshtë gjurit ndjen relaskimin total muskulor, lehtësimin dhe shtendosjen.
Tani fokusohuni në shputat e këmbëve tuaj, ndjeni kontaktin e tyre me çdo trup tjetër fizik. Këto janë një pjesë shumë e rëndësishme e trupit tuaj. Ato të kanë ndihmuar të ecni dhe punoni aq gjatë, saqë tani meritojnë plotësisht momentin e tyre të relaksimit. Merrni prap frymë thellë ngadalë dhe po në këtë mënyrë lirojeni atë.
Tani i gjithë trupi juaj është i relaksuar, në qetësi dhe në paqe. Çdo muskul është i shtendosur dhe lehtësuar. Do fillojmë së bashku një numërim nga 1 deri në 10, dhe për çdo numër ju do shumëfishoni relaksin që po ndjeni.
Përcjelleni çdo numërim me një frymëmarrje të thellë dhe shumë të ngadaltë dhe po ngadalë lirojeni frymën. Për të kaluar nga një numër në numrin tjetër pritni 5 deri në 7 sekonda ose numëroni vijat.
–(Merr frymë) 1-》 relaksi në gjithë trupin tuaj është dyfishuar.
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
–(Merr frymë) 2 -》Ju ndjeni qetësi, paqe dhe lehtësim.
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
–(Merr frymë) 3 -》 Trupi juaj është i relaksuar dhe tani po merrni frymë shumë më lirshëm.
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
–(Merr frymë) 4 -》 Ndjeni gjithçka përreth jush, çdo krismë, çdo tingull, ndriqimin, temperaturën e dhomës ose ambientit ku jeni dhe çdo aromë që ndjeni.
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
–(Merr frymë) 5-》 Përceptoni sikur jeni duke shikuar vetën ashtu të ulur dhe relaksuar.
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
–(Merr frymë) 6-》 Çdo pjesë e trupit tuaj është në harmoni të plotë, i gjithi po ndjen një relaks që të ka përshkruar gjithandje.
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
–(Merr frymë) 7-》 trefishojeni gjithë këtë relaks që po ndjen i gjithë trupi yt.
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
–(Merr frymë) 8-》 Shumëfishoje relaksimin që ndjeni…ashtu edhe më shumë sitmuloje me frymëmarrje të thellë.
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
–(Merr frymë) 9-》 Realizoje një frymëmarrje të thellë dhe të lehtë, sikur një erë e ngrohtë po bie mbi ty.
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
–(Merr frymë) 10-》 Mbylli sytë dhe ndjej atë që po ndjen trupi yt duke e shijuar për 10 sekonda.
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
- –
Mos harro se çdo pjesë e trupit tënd tani është duke të të falënderuar për këto momente që sapo i krijove. Momente që në fakt ti i krijove vetes, sepse ti e meriton të jesh në paqe , qetësi dhe i relaksiuar.
Shkruan: Fikri HAJDARI, Psikolog….
Linku i muzikës së relaksimit:https://youtu.be/1ZYbU82GVz4