Shkruan: Diana BANI, Psikologe Këshillimi….
Të gjithë duam që fëmijët tanë të kenë një fillim të mirë të jetës së tyre, të rriten mirë dhe të jenë të lumtur. Kur flasim për mënyrën se si fëmijët tanë mendojnë, ndjejnë, dhe aftësinë e tyre për të bashkëpunuar me të tjerët, ne po flasim për shëndetin e tyre mendor. Disa persona e quajnë këtë shëndet emocional, apo mirëqënie mendore.
Ajo çka i ndihmon fëmijët të gëzojnë një shëndet të mirë mendor është:
- Të kenë një shëndet të mirë fizik.
- Të kenë kohë dhe liri të luajnë
- Të jenë pjesë e një familje të qetë
- Të jenë në një shkollë me mësues mirëkuptues dhe të përkushtuar.
- Të marrin pjesën aktiviteteve të ndryshme sportive.
- Të ndjehen të dëshiruar, të besuar, të kuptuar, të vlerësuar dhe të mbrojtur.
- Të jenë të interesuar për jetën.
- ë ndjehen optimistë dhe me shpresë.
- Të jenë në gjëndje të mësojnë dhe të jenë të sukseshëm.
- Të pranojnë atë që janë dhe atë që janë në gjëndje të bëjnë.
- Të ndjehen pjesëtarë të rëndësishëm të familjes, shoqërisë dhe komunitetit.
Kur fëmija juaj gëzon një shëndet të mirë mendor ai/ajo mund: .
- 1.Të ketë marrdhënie të mirë me shokët dhe familjarët
- 2. Të luajë dhe të mësojë
- 3. Të zhvillojë ndjenjën e të drejtës, përgjegjësisë dhe të fajit.
- 4. Të pranojë gabimet dhe të mësojë nga ato.
- Shëndeti mendor i fëmijës ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si: 1. Marrdhëniet në familje 2. Mënyra e prindërimit 3. Kultura e shkollës 4. Faktorët socialë si: varfëria, apo krimet 5. Ngjarje si vdekje, apo largimi i njerëzve të dashur.
Si e tregojnë fëmijët që janë të shqetësuar ?
- Nëpërmjet shpërthimit të inatit
- Sillet keq dhe në mënyrë agresive
- Veçohet nga jeta familjare dhe fëmijët e tjerë.
- Është i paaftë të jetë pjesë e një aktiviteti apo edhe të flejë.
- Shikon ëndrra të këqija.
- Ka vuajtje dhe dhimbje
- Qan shumë Refuzon ushqimin.
Çfarë mund të bëjmë ne (prindërit)?
- 1. Të sigurojmë fëmijën që çfarëdo që të ndodhë ne përsëri do t’i duam dhe do t’i ndihmojmë ata.
- 2. Të mundohemi të kuptojmë çfarë po i shqetëson ata, të flasim me fëmijën tonë, të flasim me partnerin, të flasim me persona të tjerë që kujdesen për fëmijën tonë.
- 3. Të inkurajojmë fëmijën tonë të flasë rreth ndjenjave të tij/saj, të kuptojë ndryshimin e të sjellurit tek ata.
- 4. Të luajmë me ta- loja mund të jetë një mënyrë e mirë për ti qetësuar ata, të bëhemi pjesë e ndjenjave të tyre.
Shkruan: Diana BANI, Psikologe Këshillimi….