Shkruan: Klaudia SINANI, Logopede….
Tashmë ju duhet të jeni terapisti i fëmijës suaj.
Si pasojë e situatës së krijuar dhe mbyllja e kopshteve, shkollave si dhe ambjenteve terapeutike, mund ta ketë vështirësuar menaxhimin e situatës në shtëpi. Pyetjet rreth ecurisë së fëmijës suaj janë ato që ju shqetësojnë vazhdimisht.
Tashmë mund të jeni ju terapisti I fëmijës suaj dhe nëpërmjët lojës ta ndihmoni në zhvillimin e aftësive të ndryshme.
Si të zgjidhni lojën dhe aftësinë mbi të cilën të punoni me fëmijën tuaj?
Fillimisht do t’ju këshilloja të krijoni një portfolio të personalizuar për fëmijën tuaj. Hartoni një program mbi aftësitë që do të punoni këtë javë dhe shënoni për çdo ditë aktivitetet që do të zhvilloni. Gjithashtu bashkangjisni në portofolio të gjitha punimet që do të realizoni së bashku (vizatime, ëorksheets, punime të tjera).
Të zgjedhësh aftësinë mbi të cilën duhet të punoni me fëmijën tuaj është një nga sfidat më të mëdha, sidomos në shtëpi. Kontaktoni me logopedistin ose terapistin e fëmijës suaj dhe kërkojini t’ju ndihmojë në percaktimin e disa prej qëllime kryesore.
Nga duhet t’ia nis?
- 1- Çdo prind dëshiron ta ndihmojë fëmijën e tij, por ndonjëherë është e vështirë të përcaktojmë se nga ku duhet ta nisim punën. Më poshtë do të gjeni një checklist mbi zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës në mosha të ndryshme.
- 2- Shikoni me vëmendje dhe shënoni me tick (√) çdo aftësi në seksionet “E realizon”, “E realizon ndonjëherë” ose “Nuk e realizon”.
- 3- Plotësojeni checklist-ën deri në moshën aktuale të fëmijës suaj.
- 4- Kthehuni dhe njëherë në fillim të checklist-ës dhe shënoni aftësinë e parë që fëmija juaj nuk arrin ta realizojë. Dhe ja ku keni pikën e parë të programit tuaj.
- 5- Filloni të punoni mbi këtë aftësi derisa fëmija juaj ta realizojë dhe përdorë.
Fatmirësisht në website të ndryshëm mund të gjeni aktivitete të ndryshme të cilat do t’ju ndihmojnë në realizimin e qëllimit tuaj. Pasi ta keni përfunduar me sukses, zgjidhni sërish nga checklist-a një aftësi tjetër që doni që fëmija juaj ta mësojë.
Më poshtë po ju listoj gjithashtu disa nga website-t ku mund të gjeni aktivitete të shumëllojshme për t’i realizuar sëbashku me fëmijët në shtëpi.
Shkruan: Klaudia SINANI, Logopede….