Shkruan: Igresa DUKA, Logopede…..
Pandemia botërore e shkaktuar nga covid-19 na ka ndryshuar rjedhen e ditëve duke na detyruar të qëndrojme në shtëpi ! Qëndrimi në shtëpi ndoshta do të na shplodhi dhe do na jap luksin të kalojmë me shume kohë me familjarët tanë ! Por qëndrimi në shtëpi e anullimi i aktiviteteve ditore nuk është kaq pozitiv për femijet me aftësi ndryshe pasi ndërprerja e terapive për një kohë të “papercaktuar” do ndikonte negativisht në zhvillimin e tyre .
Është momenti ku prindërit duhet të bëhen terapistët më të mirë të fëmijëve të tyre !
Duke pasur parasysh moshën , vështirësit e femijes prindi duhet te organizojë nje program ditor duke e angazhuar fëmijen ne aktivitete !
Qëllimi kryesor eshte argetimi !
Por shume e rëndësishme është mirëmbajtja e informacioneve që femija ka mesuar ne terapi , angazhimi 100% ne aktivitetet dhe programet e masterizuara .Në fokus duhet të kemi kontaktin me sy , aftësitë konjitive , aftësitë gjuhësore, aftësitë e motorrikës fine dhe globale dhe autonominë personale
Disa aktivitete te cilat mund te mbushin ditën e fëmijës, duke marr parasysh kushtet ku ndodhemi mund te jenë
- -Mirëmbajtja e informacioneve të pëvetësuara –Përsëritja në mënyrë të vazhdueshme e njohurive që ka mësuar fëmija.Angazhimi 100% në aktivitetet që fëmija ka masterizuar në terapi ,duke i’a kërkuar informacionin në situata të ndryshme ,duke përshtatur kontekstin .
- -Angazhimi në kuzhinë – Bëjini fëmijët ndihmës kuzhinier, ku ata mund t’ju ndihmojnë për të përgatitur gatime të ndryshme . Kërkoini fëmijës të emërtoj produktet , lëreni të përziej si dhe të formësojë .Prsh nëse jeni duke përgatitur biskota , fëmija mund të bëjë format e tyre.Falenderojeni fëmijën për ndihmën që u dha edhe nëse përpjekjet e tij janë minimale .
- Lojra të lirshme –Luani lojra të ndryshme me fëmijën duke pasur parasysh preferencat e tij.Lëreni fëmijën të jetë udhëheqës .
- Vizatimi / art-craft –Caktoini detyra në mënyrë të pavarur ,për të vizatuar personazhe / pamje/ objekte që i ka qejf dhe ti ngjyrosë duke e përfunduar me sukses .Mund të përdorni edhe worksheet-s (fleta model ) .Bëni art -crafte të ndryshme duke përdorur letra me ngjyra, ngjitës , gërshërë etj .
- Biseda spontane / Bashkëbisedimi –Bëni biseda të vazhdueshme me fëmijën. Krijoni situata bashkëbiseduese dhe insistoni të jetë fëmija nismëtari i bisedës. Kini parasysh tema të pëlqyeshme për të që i tërheqin interesin . Kini durim t’a degjoni deri në fund fëmijën edhe nëse nuk shprehet qart , lërini kohë në dispozicion . Nëse nuk e ka të zhvilluar komunikimin verbal nxiteni me modele gjuhësore.
- Leximi/ ritregimi –Lexojini fëmijës një pjesë nga një tregim i thjeshtë i preferuar .Insistoni që të jetë i vëmendshëm deri në fund të leximit. Pak orë më vonë kërkojini të ritregoj pjesën që i keni lexuar .Rikujtoja nëse nuk e mban mend .
- Muzika/ kërcimi –Degjoni muzikë të përshtatshme për fëmijën dhe kërceni me të .Muzika dhe kërcimi do t’a relaksoj dhe do ta ndihmojë të harxhoj energjitë e tepërta.
- Autonomia personale –Angazhojeni fëmijën të ushqehet vet ose me pak ndihmë (varet nga mosha ).
- Të zgjedhi t rrobat dhe të vishet vet ose me pak ndihmë (varet nga mosha ) .
- Të kujdeset për lodrat e tij duke i sistemuar në vendin e duhur pas lojës .
- Të tregoj kujdes për higjenën personale .
Me pak këmbngulje dhe durim do t’ia dilni .
Shkruan: Igresa DUKA, Logopede…..