Shkruan: Lule ALIDEMA, Psikologe klinike….
Çrregullim mendimi që nxitë në veprim
Çrregullimet e ankthit janë një ndër ankesat më të shpeshta që atakojnë njerëzit.
Çrregullimi i ankthit shfaqet në forma dhe lloje të ndryshme.
Forma më e shpeshtë e këtij çrregullimi është çrregullimi obsesivo kompulsiv, (çrregullim mendimi që nxitë në veprime).
Si shkaktarë të shfaqjes së këtij çrregullimi mund të jenë faktorët biologjikë, sjellorë, dhe psiko social.
Këtë çrregullim e karakterizojnë mendimet dhe idetë brenda ndërgjegjies, gjendja emocionale, ndjenjore, si dhe nxitja në kompulsione(veprime) në realizimin e mendimit apo idesë së tyre.
Nuk ka të bëj me dëmtime mendore, por me ndjenjën e pasigurisë brenda vetes.
Me obsesion- nënkuptohet frikë e vazhdueshme, ankth që njeriun e shtyen në mendime të përsëritura dhe të pakuptimshme, iracionale, të pakontrolluara dhe të bezdisshme.
Kompulsiv- ka të bëjë me veprime që nxiten nga po ai mendim, pra shtytje mendore për të vepruar.
Personat me çrregullim ankthi kanë bindjen se vazhdimisht dikush i ndjekë, i vëzhgon i kontrollon. Janë të obsesuar pas përpikshmërisë, nuk i përballojnë parregullsitë, çdo parregullësi sillet rreth botës së tyre deri sa të vënë rregull me detaje.
Është çrregullim që vështërson rrjedhën normale të jetës së tyre, ngase ky çrregullim bënë që personi të lidhet me rregullin, përpikshmërinë dhe saktësinë!
Përveç që i komplikon jetën personit me çrregullim, patjetër se edhe personat rreth tyre do të jenë në bezdi, sidomos familjarët do të jenë të kufizuar, dhe kontrolluar që asgjë mos të del nga kontrolli!
Ky çrregullim prekë dy gjinitë dhe gati gjitha moshat. Më të predispozuar janë psh, fëmijët e vetëm në familje, ku marrin maksimumin e kujdesit dhe vëmendjes, personat që janë shumë të dhënë pas përpikshmërisë, rregullit, pastërtisë, personat që nuk kanë imunitet ndaj problemeve dhe që në sfidën e parë atakohen me reagime të këtij lloj ankthi etj.
Personat me këtë çrregullim janë vazhdimisht dyshues psh, dyshojnë e mbylla derën pasi dola, apo e lash hapur!
Këta persona detyrohen të kthehen për vërtetësi të dyshimit që kanë.
Pra obsesion është mendimi e “mbylla” derën apo “lash” hapur, ndërsa kompulsion është kthimi (veprim) vërtetësia e dyshimit, në të kundërtën nëse ata nuk e vërtetojnë dyshimin do u rritet sasia e ankthit, do të kenë parehati me veten dhe një sërë shqetësime tjera.
Obsesionet mund të jenë nga më të ndryshmet, psh:
- dikush ka obsesion pastërtinë e tepruar,
- dikush ka mbeturinat në rrugë (shpesh këta persona qëndrojnë mbyllur,
- nuk preferojnë daljen shkaku i mbeturinave në rrugë të qytetit apo vendit ku jeton),
- larja e duarve shumë shpesh,
- frikë nga mikrrobet, infeksionet,
- dyshime tek vetja mos veproj ndryshe nga tjerët e keqkuptohem etj.
Gjitha këto mendime të brendshme janë një maltretim për personin, edhe pse e dinë që janë të gabuara ata nuk mund t’i heqin nga vetja.
Personave të tillë deri në një masë mundë të ju vij në ndihmë familja, rrethi, shoqëria por domosdo duhet kërkuar për trajtim nga profesionistët e kësaj fushe.
Sepse, çdo gjë deri në një masë është normale, është e lejuar për një shëndet të mirë organik e psikologjikë, por jo të bëhemi obsesiv nëse në shtepinë tonë shofim pluhurin, shofim qime flokësh, shtrembërimin e jastëkut në divan, rrëmujë në kuzhinë , mbeturina në rrugë, mos pranim mendimit tonë, mos pëlqim nga tjerët etj.
Porosia ime; Mos fokusoni mendjen dhe veten brenda mureve të caktuara, jeta është edhe jashtë atyre mureve, mos lejo çdo parregullsi të ju vras mendjen, ngase është e pamundur të kemi gjithëçka që ne duam nën kontrollë!
Shkruan: Lule ALIDEMA, Psikologe klinike….