Shkruan : Irma GJOZI, Psikologe klinike…..
Ky film tregon historinë e një djali 8 vjecar që studionte në një shkollë publike të Indisë. Djali quhej Ishan. Familja e tij përbëhej nga i ati biznesmen,e ëma që kishte sakrifikuar karrierën për të mësuar djalin dhe vëllain ,disa vite më të madh. Ishan kishte ngelur dy herë në klasë të tretë.Ai nuk arrinte të shkruante dhe të lexonte.
Mësues e prindër mendonin që Ishan nuk donte të mësonte,ishte dembel ,i pabindur. Për ta disiplinuar i ati e dërgoj në një kolegj. Por as atje Ishan nuk ndryshoj,përkundrazi ra në depresion sepse e vuajti ndarjen nga familja.Një ditë në shkollë vjen një mësues i ri vzatimi që punonte dhe në një shkollë speciale. Ai e kuptoj që Ishan vuante nga disleksia. Por njëkohësisht vuri re dhe talentin e tij të rrallë në pikturë.
Mësuesi i ri e rehabilitoj Ishan për problemet e tij me shkrimin e leximin.Për të vënë në pah talentin në pikturë të Ishan para të gjithëve, mësuesi organizoj një konkurs pikture me pjesmarrje masive të nxënësve dhe mësuesve të shkollës.Ishan bën një pikturë të përkryer,sfidon dhe mësuesit e tij, fiton cmimin e parë.
Problematikat e manifestuara tek Ishan për shkak të disleksisë
Ishan nuk kishte asnjë interes për shkollën.Ishte i shpërqëndruar,fshihte raportet e mësuesve, përfshihej në sherre.Për shkak të vështërësive për të lexuar dhe shkruar zhytej në fantazi,madje braktiste shkollën. Kur Ishan provonte të lexonte i dukej sikur shkronjat kërcenin,i fluturonin nga fleta.I shihte shkronjat mbrapsh ,nuk kuptonte atë që lexonte. Ngatërronte shkronjat e njëta.I lexonte shkronjat në të kundërt. Ngatërronte fjalët .Nuk kuptonte udhëzimet komplekse që dëgjonte në klasë.Për shkak të disleksisë Ishan ishte pre e bullizëmit në klasë.
Sensibilizimi i prindërive
Prindërit nuk e pranonin që fëmija e tyre kishte probleme që shkaktonin rezultatet dhe sjelljen e tij shqetësuese. Mësuesi i vizatimit ndihmoj prindërit dhe stafin petagogjik të kuptonin se disleksia nuk ishte thjeshtë një problem në sjellje apo justifikim për të mos mësuar por një çrregullim i mirfilltë neurologjik. E ëma përpiqej të ishte më e mirëkuptueshme me djalin. I ati ishte njeri autoritar,strikt, Për të gjëja më e rëndësishme në jetë ishin rezultatet në mësime.I shihte ato si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen. I ati e donte Ishan por nuk ia shprehte sepse kërkonte perfeksionin prej tij.Këtë qëndrim e kundërshtoj qëndrimi i mësuesit të vizatimit. Ai u kërkoi prindërve të mos pretendonin që Ishan të ishte më i miri i klasës por ta pranonin atë me vështërsitë që kishte. Ta mbanin bashkë “peshën”e vështërësive. T’ia shprenin dashurinë.
Sensibilizimi i nxënësive
Mësuesi zgjodhi ti fliste nxënësve në klasë për disleksinë duke i përmendur atyre njerëz të famshëm që vuanin nga diseksia. I bëri ata të mos e mendonin disleksinë si një kufizim por si një shkak që të bën ta shohësh botën në një mënyrë ndryshe dhe të bësh gjëra që njerëzit e zakonshëm nuk i bëjnë dot.
Sensibilizimi i stafit pedagogjik
Mësuesi i vizatimit arriti ta bind drejtorin e shkollës të trajtoj Ishan për problemet e tij me dislekësinë. Ai arriti ta bindte drejtorin të organizonte konkursin e pikturës në shkollë.
Strategji psiko-didaktike të trajtimit të disleksisë
Mësuesi i mësoj Ishanit njohuri që lidheshin me njëra-tjetrën.Ai përdori me nxënësin materiale të thjeshta,konkrete që shiheshin ,prekeshin, ndjeheshin,në mënyrë që të mund të stimulonte në të njëtën kohë disa shqisa njëkohësisht. Shpeshherë mësuesi përdorte lojën, feedback-un,shpërblimet pozitive për përgjgjet e sakta,Ishan i dëgjonte librat që lexonte. Ai arriti të përdorte leximin dhe shkimin në të përditshmen e tij.
Impakti psiko-social i trajtimit të disleksisë
Ishan u ndje menjëherë optimist dhe filloj të bashkpunonte për shkak të qëndrimit pozitiv që mësuesi i vizatimit mbante në klasë me nxënësit. Përmes ndërhyrjes psiko-didaktike mësuesi arriti të përmirësonte në mënyrë të ndjeshme afësitë e nxënësit për të lexuar dhe shkruar.
Ndërhyrja psiko-didaktike rezultoj efektive sepse zgjoi shpresën e Ishan se mund t’ia dilte mbanë.Rriti vetvlerësimin e tij. Nxënësi filloj të gëzonte jetën .Të luante sërisht videograme, filloj të vizatonte sërisht.
Shkolla nuk ishte më një ndëshkim për të por një vend ku mund të mësonte njohuri të reja dhe të kishte sukses. Mësuesit nuk ishin më armiqtë e tij.Përkundrazi mësuesi i tij i vizatimit ishte pikë referimi për të,shoku i tij më i mirë.
Në përfundim mund të themi se:Trajtimi psiko-didaktik i disleksisë bëri të mundur përparimin në mësime të një nxënësi me aftësi të kufizuara brenda një klase normale.U zbulua një e ardhme për një fëmijë me afësi të kufizuara, në një shoqëri ku askush nuk e besonte se kjo mund të ndodhte.
Shkruan : Irma GJOZI, Psikologe klinike…..