Pergatiti: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Ju mund ta ndieni energjinë brenda trupit, veçanërisht në duart dhe këmbët tuaja, por nuk arrini të shkoni më thellë. Atëherë provoje me meditim. Nuk duhet të zgjasë shumë. Janë të mjaftueshme 10-15 minuta.
Sigurohu fillimisht që nuk ke shpërqendrime, si ndonjë telefon apo njerëz afër që mund të të shpërqendrojnë.
- Ulu në një karrige, por mos u mbështet.
- Mbaje kurrizin drejt. Kështu do të qëndrosh i vëmendshëm.
- Si mundësi, zgjidh pozicionin tënd të preferuar për meditim.
- Sigurohu që trupi të jetë i qetë.
- Mbylli sytë.
- Merr frymë.
- Ndieje frymëmarrjen në bark. Vështro si zgjerohet dhe ngushtohet gjatë hyrjes dhe nxjerrjes së frymës.
Më pas bëhu i vëmendshëm ndaj gjithë fushës së energjisë së brendshme të trupit.
Mos mendo mbi të – ndieje. Kështu ti merr vetëdije nga mendja. Nëse të ndihmon, përdore përfytyrimin e “dritës” që përshkrova më parë.
Kur të ndiesh brendësinë e trupit në mënyrë të qartë si një fushë energjie e vetme, largo, po munde, çdo përfytyrim dhe përqendrohu eskluzivisht në ndjenjën. Nëse mundesh, zbraze poashtu çdo imazh që ende ke mbi trupin. Ajo që do të ngelë është një ndjenjë e pranisë apo e “qenies” dhe brendësia e trupit.
Më pas çoje vëmendjen edhe më thellë në atë ndjenjë. Bëhu një me të. Shkrije me fushën e energjisë, kështu nuk do të ketë më gjatë një dualitet tradhtar i vëzhguesit dhe i të vëzhguarit, të vetes sate dhe të trupit. Ndryshimi ndërmjet brendësisë dhe anës së jashtme do të shkrihet tani.
Qëndro në këtë fushë të qenies së pastër për aq kohë sa ndihesh rehat, më pas bëhu i vëmendshëm përsëri ndaj trupit, frymëmarrjes sate dhe shqisave fizike dhe hap sytë.
Vështro përreth pak minuta meditueshëm – që i bie, pa i shenjuar në mendje – dhe vazhdo të ndiesh brendësinë e trupit, ndërkohë që vepron kështu.
Hyrja ndaj asaj fushe të paformë është vërtet çliruese. Të çliron prej varësisë ndaj formës dhe identifikimit me formën.
Është jeta në gjendjen e saj të pandryshueshme para fragmentimit në shumëfishim. Mund ta quajmë e pamanifestuara, burimi i padukshëm i të gjitha gjërave, qenia brenda të gjitha gjërave. Është fusha e qetësisë dhe e paqes së thellë, por gjithashtu e gëzimit dhe e gjallërisë.
Kurdo që je i pranishëm, bëhesh në një farë mase “transparent ndaj dritës, vetëdijës së pastër që buron nga burimi dhe kupton që drita nuk është e ndarë nga ajo që ti je, por përbën thelbin tënd.
Pergatiti: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….