Shkruan: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…
Po jetojmë në kohëra ndryshimesh të shpejta dhe teksa papritur gjendemi të përfshirë në një vorbull dinamikash të reja e të papregatitura për rolin që mbartim.
Numri i fëmijëve me aftësi ndryshe është në rritje dhe shoqëria duhet të jetë më përgjegjëse në rrespektimin e të drejtave të tyre për arsimim dhe aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Zhvillimi i fëmijës përcaktohet edhe nga faktorë mjedisorë, ku hyjnë ushqimi, sporti, sëmundjet apo edhe traumat psikologjike.
Çdo fëmijë me aftësi ndryshe është unik i cili mbart karakteristikat e tij ose të saj dhe detyrimisht këto shprehen në mënyra të ndryshme nga njëri tjetri. Ajo çka është më e rendësishmja është mbështetja e pikave të forta të tyre, në mënyrë që ato të shprehin potencialin gjatë aktivitetit fizik apo sportit të cilit ushtrojnë. Sporti fuqëzon aftësitë sociale të fëmijëve.
Shumica e fëmijëve e pëlqejnë këtë aktivitet. Gjatë kryerjes së aktivitetit sportiv kemi zhvillimin e sjelljeve të përshtatshme dhe nxitja e aspekteve estetike. Duke nisur nga përshëndetja, pritja e radhës( rradha ime-rradha jote). Kemi zhvillim të sjelljes psiko-motore. Si formim i shprehive psiko-motore kryesore si ecja,gjestet, mimika, vrapimi etj. Pjesmarrje në lojra dinamike dhe ushtrime fizike. Shkathtësimi dhe rritja e rezistencës ndaj sforcës fizike.
Menaxhimi i sjelljes në aktivitetin sportive
Sjellja ështënjë formë komunikimi e cila është shpesh mënyra e vetme që ata njohin për të komunikuar një dëshirë apo nevojë. Përcaktimi i arsyes apo shkakut të sjelljes është faktor kyc në kuptimin e sjelljes dhe asaj se cfarë po përpiqet të komunikojë.
Fëmijët me aftësi ndryshe kanë nevojë për të mësuar aftësi që do ti ndihmojë të pakësojnë stresin, acarimin, të përmisojnë aftësitë komunikuese dhe të zhvillojnë sjellje të reja.
Gjatë aktivitetit sportive plotësohet gjithashtu katër nevoja psikologjike që nxisin motivimin sic thotë Glasser.
Këto katër nevoja janë:
- -nevoja për përkatësi
- -nevoja për fuqi
- -nevoja për liri dhe pavarësi
- -nevoja për kënaqësi
Kështu lejimi i këtyre fëmijëve për të punuar në grup, në cift, apo individualisht gjatë këtij aktiviteti praktikisht përmbush nevojën e tyre. Ata ndjehen të lirë aty, ndjehen të përmbushur emocionalisht e të motivuar. Përmbushin edhe një nevojë e cila është liri veprimi, aty shkarkojnë shumë energji.
Faktorët që ndikojnë pozitivisht tek fëmijët me nevoja të vecanta janë:
- -mjedisi mbështetës e gjithëpërfshirës ( fizik, emocional, e social)
- -ushtrimet fizike ose sportive të përshtatura në bazë të nevojës së fëmijës
- -strategji që sigurojnë sjellje positive dhe sukses.
Përfitimet e mira që sjell sporti në vetvete:
- -rrit përqëndrimin
- -ul kolesterolin
- -rrit tonifikimin e muskujve
- -elasticitetin dhe ekuiliber te trupit më të mire dhe të qëndrueshëm
- -kontrroll të lart të muskujve global por edhe fin
- -stimulon melatominën etj
- Tranierëve të sportit i rekomandohet
- -të jenë të durueshëm
- -të mos e marrin për personale sjelljen e tyre pasi vështirësitë e tyre janë si pasojë e ndryshimeve biologjike në ato pjesë të trurit të cilat rregullojnë sjelljen sociale dhe kuptimin e tyre.
- -zbuloni dhe vini në dukje pikat e tyre të forta. Ata kanë nevojë të ndjehen të suksesshëm.
- -vendosni pritshmëri të larta, por gjithmonë realiste
- -bëjuni here mbas here komplimenta për pamjen
- -kaloni shpesh kohë të personalizuar me të, që ai të ndërgjegjësohet se jeni aty për të sa herë që ai ka nevojë për ju.
Shkruan: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…