Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Në përgjithësi çrregullimi i personalitetit varës është një nga çrregullimet e personalitetit që ka më shumë mundësi t’i përgjigjet trajtimit psikologjik. Në marrëdhënie me terapeutin, klientët mund të fillojnë të ekzaminojnë efektet e pasivitetit të tyre tek vetja dhe të kuptojnë kompetencën dhe vlerat personale të tyre. Fantazitë rreth pasojave të pavarësisë mund të eksplorohen dhe të provohen në kundërshtim me realitetin. Në fillim terapeuti duhet të respektojë nevojën e klientit për marrëdhënie varësie (qofshin këto edhe abuzive) dhe nuk e detyron klientin t’i lërë deri sa ai/ajo të jetë gati.
Terapia në grup, stërvitja e pohimit dhe terapia kognitive, të gjitha këto mund të ndihmojnë klientët varës të përmirësojnë vlerësimin për vete, të mbështesin besimin tek vetja dhe të testojnë sjellje të reja dhe më shumë të përshtatshme. Gjatë trajtimit klienti mund të preferojë një terapeut drejtues e autoritar, por ndryshime të vërteta nuk do të vihen re deri sa terapeuti të ndihmojë në edukimin e marrjes së një vendimi të pavarur dhe të sjelljeve të reja pohuese (vetaktualizuese).
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….