Pyetje për Psikologun
- Përshëndetje. Jam një studente e vitit të dytë, kaplohem shumë nga stresi gjatë Si mundem që në kohën e provimeve të mos jem temperament dhe të mos mendoj negativisht ?
Përgjigjet: Msc. Albina GASHI, Psikologe shkollore
- Gjatë kohës së provimeve pothuajse të gjithë studentët kanë tendenca të mendojnë negativisht dhe të kenë stres, në këtë periudhë është shumë normale por dihet që stresi i të menduarit negativisht mund të jetë mjaft i dëmshëm për shëndetin tuaj. Prandaj ju sugjeroj që të mësoni se si t’a menaxhoni dhe t’a largoni mendimin negativ. –Mënyra më e thjeshtë është të përgatitësh nje listë se si e planifikon ditën, në radhë të parë ushqimin, pushimin po ashtu dhe kohën kur ke për të mësuar në mënyrë që mos mbash mëndjen çdo herë tek provimet dhe mendimet negative. Kjo të ndihmon të jesh e koncentruar dhe e lejon mëndjen të pushojë dhe në këtë mënyrë largohen mendimet negative. Lejoi vetës hapsirë për të dal me shoqëri, ndarja e mendimeve me të tjerët të ndihmon shumë në ç’lirimin e energjisë negative. Pra me pak fjalë çdo aktivitet ditor të jetë i planifikuar dhe të gjesh kohë dhe për pak pushim