Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik
Përjetimi i luftës, debimit, ikjes, torturave apo dhunës fizike është ngarkesë tepër e madhe.
Luftërat e të gjitha llojeve kanë efekte të ndryshme tek personat të cilët e përjetojne atë, në mënyrë qoftë direkte apo dhe indirekte. Lufta e zhvilluar në Kosovë është një provë e gjallë për të vërtetuar se sa pasoja ka lënë ajo tek të gjithë individët, aq më tepër tek fëmijët, të cilët kanë pesuar traumën më të madhe.
Ngjarje të tilla ndryshojnë rrjedhën e më tejshme të jetës së një individi, duke influencuar sigurisht në mënyrë negative Keto ngjarje quhën trauma.
Pas këtyrë ndodhive njeriu është shpësh i lënduar fizikisht dhe psiqikisht. Lëndimet trupore mund të shihen mirë dhe në shumicën e rasteve mund të trajtohen nga mjeket.
Por përjetimë të tilla mund të sjellin edhe një shok shpirtëror, është e vështirë të kuptohet se çfare ka ndodhur dhe njëkohësisht të mund të pajtohesh më të. Këto lëndime psiqike në shumicen e rasteve ndrydhën (mbyllen në vetë) nga përsonat e traumatizuar.
Natyrisht çdo njeri reagon ndryshe për çdo ngjarje traumatizuese. Por ka edhe reagime, të cilat tek shume njerëz janë të njejta.
Një problem veçanarisht i shpeshte pas një traume është çrregullimi i stresit (ngarkesës) pastraumatike. Kjo sëmundje përbëhet nga katër komponente:
– përkujtimet e traumës ripërseritën herë pas herë,
– përpjekjë, për të harruar dhe mënjanuar çdo gjë, që ka lidhje me ngjarjet,
– ndjenjat janë të shtypura dhe të panjohura,
– tëndosje, nervozitet
Pas një traume njeriut i vijnë herë pas herë në mëndje kujtimet për traumën, shpesh pa ndërprerje.
Njeriu e mban mëndjen aty, i shikon skenat si në një fotografi ose film. Këto kujtime vinë pa dashjen tonë, pa qënë në gjëndje ti ndalim ato. Ato vijnë vetvetiu apo nëse diçka te kujton ngjarjën e përjetuar. Si për shembull duke biseduar për tema të
njejta, për njerëz që kanë pamje të njejtë ose për zhurma dhe erëra të
cilat janë të ngjashmë si në traumë.
Kujtimet vijne gjatë ditës, duke fjetur dhe natën si endërra të këqija. Mundët të ngjajë që, njeriu të mëndojë sikur trauma po ndodh prapë në atë moment dhe të sillet në atë forme sikur të ishtë në të vërtetë ashtu.
Keto përkujtime traumatike sjellin emocione (ndjenja) të mëdha. Si për shembull njeriu e përjeton prape të njejtën frikë, pikëllim, zemërim, neveri ose turp.
Shumë njerëz tregojnë, se ata djersiten papritmas, dridhen, ju merrën mëndët apo kanë një lloj shtypje në gjoks.
Përsoni i demtuar ripërjeton traumëm me anë të rikujtimeve të dhimbshme të futura me forcë, ëndërrave me sy të hapur ose frikeravë të natës.
Fëmijet me stres postraumatik mund te shprehin shetësimin me sjellje të ç’organizuar.
Në shumicën e rastëve problemet e përshkruara nuk ndikojnë vëtëm te ata qe i kane perjetuar ato, por edhe te familjet e tyre apo edhe në punë .
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik