Shkruan: Arjela OSMENAJ, Psikologe Klinike
Është përcaktuar si një sëmundje psikiatrike në të cilen simptomat kryesore prezantohen nga deliri.
Më parë ky çrregullim është quajtur “paranoja”, ose “ çrregullim paranoid. Terma të tillë përfshijnë në mënyre jokorrekte përmbajtjen persekutore të delireve, gjë e cila nuk është gjithnjë e vërtet. Deliret në çrregullimin delirant mund të jenë edhe të madhështisë, erotik, të xhelozisë, somatik dhe mikse në përmbajtjen e tyre.
Çrregullimi delirant diferencohet nga çrregulllimet e humorit si edhe nga skizofrenia. Edhe nëse klientet me çrregullime delirante mund të kenë një ton të humorit që përputhet me përmbajtjen e delireve, ato nuk tregojnë tëndencë të gjeneralizimit të simptomave afektive , karakteristike të çrregullimeve të humorit.
Analogjikisht, klientet me çrregullim delirant, diferencohen nga ata me skizofreni nga natyra jobizare e përmbajtjës së delireve të tyre ( p.sh “jam i ndjekur nga F.B.I”, gjë që është e pabesuëshme por e mundur,apo “jam i kontrolluar nga Marsianet” gjë që nuk është fare e mundur). Nga ana tjetër tek këto subjekte mungojnë simptomat e tjera tipike të skizofrenise, siç janë: halucinacione të rëndesishme , sheshim emocional etj.
Shkruan: Arjela OSMENAJ, Psikologe Klinike