Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Një person më inteligjencë mesatare mund të ketë afërsisht 50 mijë mendime, të cilat hyjnë e dalin nga mendja e individit, brenda një ditë. Fatmirësisht ne kemi një aftësi të tillë, e cila mundëson largimin e mendimeve nga mendja.
Largimi i mendimeve është një proces i natyrshëm, i cili na mbron nga ankthi, depresioni, ngacmimet e jashtmë dhe nga një mbingarkesë mendimesh. Pa këtë aftësi, do të ishim më të rrezikuar nga çrregullimet mendore.
Imagjinoni sikur të ishit duke parë një film në mbrëmje, dhe papritur menduat se si do dukej dhoma juaj nëse do ta lyenit më ngjyrë tjetër nga ajo që është e lyer tani.
Ekziston mundësia që ti largoni mendimet e tilla nga mendja, së bashku me mjiëra mendime të tjera që hyjnë në mendjen tuaj gjatë një dite.
Ka vetëm një mundësi që një mendim i tillë mund të ndërhyjë në kënaqësinë e asaj mbrëmje, që ju mos ta vlerësoni apo analizoni, ju duhet thjesht ta lini të largohet pa u përqendruar gjatë aty. Dhe, nëse mendimi largohet, keni më shumë mundësi të përqendroheni dhe të shijoni më shumë momentin, pra mund të përqendroheni tek filmi.
Pyetja më e rëndësishme që duhet ti bëni vetes është, “nësë une mund të largoj një mendim, atëherë pse nuk mund të largoj dhe një tjetër?”
Dhe e vërteta është, që ju mund të largoni çdo mendim, që keni dëshirë të largoni.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….