Shkruan: Irma BULLA, Logopede….
Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje neurodegjenerative,që karakterizohet prej demtimit të funksioneve konjitive,gjuhësore dhë të sjellies,të cilat ndikojnë në mënyrën thelbësore në jetën sociale dhe profesionale,.
Kjo sëmundje është e pakurueshme dhe karakterizohet nga një fazë e gjatë preklinike,dhe ka një ecuri përkeqësuese progresive.
Simptomat e sëmundjes së Alzheimeirt kanë në bazë vdekjen e qelizave nervore që ndodhen në koren e trurit(neuroneve),të cilat nëpërmjet disa mekanizmave të mirë-studiuar humbasin fillimisht funksionin dhe më vonë vdesin fizikisht. Gjatë progresit gradual të Alzheimerit kemi humbje të aftësis së komunikimit dhe gjuhës.
Komunikimi me një të sëmurë me Alzheimer kërkon durim,mirkuptim dhe aftësi të mira të të dëgjuarit. Ndryshimet në mundësi të komunikimit mund të variojnë dhe janë të bazuara tek personi dhe ku ai/ajo është në procesin e sëmundjes.
Problemet që shihen gjatë progresit të sëmundjes janë:
- Vështirësi për të gjetur fjalët e duhura
- Përdorin fjalë të njohura vazhdimisht(ekolali)
- Përshkruajnë objekte familjare më shumë se sa ti thërrasin në emër
- Lehtësisht humbasin mendimin
- Vështirësi në organizimin e fjaleve të llogjikëshme
- Kthehen tek e folura bazike
- Flasin më pak
- Përdorin komunikimin me gjeste më shumë se sa të shprehurin me fjalë.
Komunikimi ndahet në bazë të progresit të sëmundjes, kemi zhvillimin e komunikimit në fazë të herëshem, të mesme dhe fazë të vonë.
Komunikimi në fazën e herëshme
Në këtë fazë të semundjes personi me Alzheimer është akoma i aftë të ndërmarrë biseda kuptimplota dhe të angazhohet në aktivitete sociale. Sidoqoftë ai/ajo mundë të përsërisi biseda ,të ndihet i tronditur nga stimulimi i tepërt ose të ketë vështirësi në gjetjen e fjaleve të duhura.
Disa keshilla për komunikim të suksesshëm në këtë fazë:
- Mos bëni supozime për aftësinë e tij.
- Komunikimi tek të diagnostikuarit me Alzhaimer shfaqet ndryshe në çdo person
- Mos përjashtoni personin e sëmurë nga bisedat
- Foli drejt për drejt personit dhe jo kujdestarit ose shoqëruesit te tij
- Kushtojë kohë, ta dëgjoni personin të shprehi mendimet,ndjenjat dhe nevojat e tij.
- Jepi kohë të përgjigjet,mos e ndërprit(veç nqs të kërkohet ndihmë nga i sëmuri)
- Pyete çfarë e bënë të ndihet mirë dhe ku ka nevojë për ndihmë
- Diskutoni cila metodë e komunikimit është më e përshtatëshme,ku konsiston në komunikimin e drejt për drejt,email ose telefonata.
- Ёshtë mirë të jeni të qeshur,shpeshëherë humori e bën komunikimin më të thjeshtë
- Qëndrojuni afër,sinqeriteti,miqësia dhe mbështetja juaj, janë shumë të rëndësishme për këta të sëmurë.
Komunikimi në fazën e mesme
Faza e moshës së mesme të Alzheimerit zakonisht referohet si Alzheimer i moderuar,mund të zgjasë për shumë vjet.Ndërkohë që sëmundja avancon i sëmuri do të ketë vështirësi në komunikim dhe kërkon më shumë përkujdesje të drejt për drejt.
Disa këshilla për një komunikim të suksesshëm në këtë fazë:
- Angazhoje të sëmurin në biseda të ndryshme,në një vend të qetë që të ketë shpërqëndrim minimal.
- Foli ngadalë dhe qartë
- Mbaj kontaktin me sy,trego vëmendje në atë çfare i sëmuri është duke folur.
- Jepi kohë personit të mendohet për atë që do të shprehi
- Rri i qetë dhe mbështete,kjo mund të inkurajojë të sëmurin të shprehi mendimet.
- Bëj pyetje me “po”ose “jo” psh:’ do ju pëlqente një kafe?’ më mirë se sa ‘çfarë do të pëlqente të pije?’
- Shmangëni kritikat dhe korrigjimet,në vend të tyre dëgjoni dhe mundohuni të gjeni kuptimin e asaj çfarë i sëmuri thotë,përsëritëni atë që është thënë për tu qartësuar.
- Shmangëni debatin,nëse personi thotë diçka me të cilën ti nuk bie dakort,mos e kundërshto.
- Orjentoje me instruksione të qarta hap pas hapi që të kryej detyrat.kërkesat e gjata mund të jenë të pakalueshme .
- Jep shembull konkret,demonstro një detyrë që inkurajon pjesmarrjen e tij.
- Mund ti shkruajm ato fjalë që kanë vështirësi ti shprehi.
Komunikimi në fazën e vonë
Faza e vonë e sëmundjes zakonisht referohet si Alzheimer i rëndë,mundë të zgjasë për disa javë deri në disa vite. Ndërkohë që sëmundja avancon,i sëmuri mund të mbështetet në komunikimin joverbal,sic janë shprehit e fytyres ose zhurmat vokale.ndjekja e rutinës është i nevojshëm në këtë fazë.
Disa këshilla për një komunikim më të suksesshëm në këtë fazë:
- Qëndroi të sëmurit përballë kur bisedoni.
- Inkurajo komunikimin joverbal,nëse nuk kupton atë çfare i sëmuri po mundohet të thotë me fjalë.
- Përdor prekjet,pamjet,zhurmat,nuhatjen dhe shijet si formë e komunikimit me të sëmurin.
- Duhet ti jepni rëndësi gjëndjes emocionale,pastaj fjalëve.shpeshë here emocionet e shprehura janë më të rëndësishme se ajo çfarë thuhet me fjalë.
- Trajtoheni të sëmurin me dinjitet dhe respekt.shmangni bisedat me zë të ulët me personat e tjerë në prezencen e të sëmurit.
- Edhe kur nuk di çfarë të thuash në disa situata,prezenca dhe miqësia jote janë shumë të rëndësishme.
Shkruan: Irma BULLA, Logopede…
(Burimi: Communication and Alzheimer’s. Alz.org)