Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…. (autoriale)
Fakti që ne ndihemi të humbur në raport më realitetin dhe në disbalanc më kohen, është menyra kur ne tentojm të ikim para kohe. Pra, një hap para kohe.
Në momentin që ti mëndon të jesh një hap para kohe, atëherë ty do të humbet lidhja më realitetin dhe do humbasësh në errësiren e mëndjes tënde.
Do të humb sensi i logjikimit dhe i abstraktes, sepse ti nuk je Zoti ti paraprish gjërave dhe të ikësh një hap para kohe. E tëra kjo është thjesht imagjinare.
Gjërat asnjëherë nuk bënë të parashikohen. Duhet të pergatitesh për gjëra të bukura, sepse kur ti përgatitësh për gjëra të bukura, e ardhmja patjetër që do të sjellë gjëra të bukura.
- Shumë mirë qëndron thënja e urtë “ çka do të mbjellësh, do të korrësh”.
Por, ne nëse vazhdojmë të bëjmë siç na vie, dukë tentuar të ikim para kohës, atëhereë ne faktikisht i kemi mbyllur portat e jetës për mëndjet tona dhe jemi duke e jetuar një botë imagjinare, botë e cila neve na shpien në kënde të ndryshme të universit. Na shpie në reaIizimin e endërrave dhe dëshirave tona. Na shpie në përjetimin ekzaltues të një storie të veçante të jetës në të ardhmen.
Por, nëse për një moment në dhomen apo ambientin ku jemi bie zilja e telefonit, atëherë ne zgjohemi nga gjumi imagjinar duke menduar se ne jemi një hap para kohës, por realisht ne e kuptojmë se kemi qenë duke imagjinuar.
Pasi ta kuptojmë këtë, e kuptojmë edhe faktin se koha na ka ikur.
Pasi ta kuptojmë këtë, e kuptojmë edhe faktin se tani ne i përkasim të kaluarës.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….