Pyetje për psikologun. (Pyetja autentike – për shkak të autencitetit)
- Përshëndetje nqs ka mundësi të kem pergjigjje nga ndonje psikolog, psikiater apo neuropsikiater kam 7 muaj qe jam me ankth stres kjo më ka ndodhe pasi me nderroi jetë babai, që ishte nje vdekje shum e papritun Ku ne mengjes ne ora 7.40 min kam bisedu më baben ka qen shum mirë dhe kam in per ne pune ne Pra 10.30 ne mengjes më thirren nga QKMF Se babai eshte duke marr infuzion kam shku dhe e nnxuna gjall akoma Po asnje fjal më smundi ta flas pra nderroi jete nga sulmi ne zemer, dhe pas 10 dite nderroi jete Edhe një grua e kusheririt nga sulmi ne tru Edhe kjo vdekje shume e papritun per ne Po eshte zoti ay qe i vendose keta pune Po per mua ishin shokuese keto dy vdekje Se më babain kam qen shum e lidhun, jam duke Kontrollu tek neurpsikiatri marr terapi amyzol 10 mg nje në mbremje cinarizine 1/4 nje në mbremje dhe nje në mengjes dhe lexilium 1.5 mg 1/2 në mbremje, pasi qe kisha ankth mu duke qe kisha Problem më zemer edhe kokë po pasi Bera ekg analize të zemres më kan dal mire të gjitha si dhe analiza tjera lukth yndyre gjak të gjitha më kan dal mire veq koletseroli më ka dal nalt pak po me terapi tash është në rregull, dhe mjeku me ka thene qe nga stresi edhe koleseteroli eshte ngrit se ke nga ushqimi apo dicka tjeter, nje shpetim për mua ka qen qe nga fillimi mjeku me ka thene qe ske problem më shëndet të gjithën e ke nga stresi ankthi vetem incizim të kokës nuk kam bere por une prap po kam problem ndoj her më anen e majte të kraherorit si pickime të muskujve apo shtrengim spo di si ta spejgoj dhe mbrapa në kokë si e mpime sikur miza të më ecin në kry spo di si ta spjegoj edhe kete, si dhe krahet e kembet si të mpime sikur tek pulpat e kembes te më ecin si miza. Por duhet ta ceki se kam problem edhe me unaza ne shpine dhe muskuj te qafes kam bere terapi fizikale me ka kalu por prap per arsye see dhe puna qe e beje eshte 8 ore ul ne karrike dhe ne kompjuter… Edhe pse kam lexu shum qe nga ankthi vijne keto po nqs mundet dikush qe ka keto simptome apo ndonje ekspert I kesaj fushe të më kthej pergjigjje, sidomos problemin e kokes mbrapa qe kohe pas kohe po me pihet dhe sikur me ec dicka neper koke dhe shum rand tek qafa aty.
Përgjigjet: Albina GASHI. Psikologe keshillimi….
E nderuar e kuptoj gjendjen në të cilën gjendeni, ju paraprakisht qenkeni në terapi te neuropsikiatri, ajo që këshilloj unë është që ju të vazhdoni trajtimin tuaj si dhe medikamentet tuaja.
Gjithashtu të keni kujdes për shëndetin tuaj sepse me sa analizova rastin tuaj ndoshta nuk keni probleme fizike mirëpo stresi, ankthi që po përjetoni munden të kenë ndikim tek ti që të mendosh që ke probleme mjeksore. Vuajtjet e shumta ju kthehen ne dhimbje trupore dhe shtrëngime.
E kuptoj dhimbjen tuaj për vdekjen e babait tuaj dhe gjendjen në të cilën po kaloni, mirëpo do ju keshilloja që të merreni me më shumë aktivitete fizike, shëtitje dhe që të mendoni më pozitivisht. Njëkohësisht do t’iu rekomandoja që të lexoni libra të cilët mund t’iu ngjallin motivimin tuaj të mëparshëm sepse mendjen e keni të ngarkuar me shumë ngjarje negative dhe besoj që keto keshilla do të lironin nga stresi.
Ndihmesë shumë e mirë do ishte dhe socio-terapia ose muziko-terapia të cilat janë mjaft efikase në rast se je në faza depresive.
Në fund më duhet të ceku se rasti qenka paksa i komplikuar dhe me një këshillë në rrjetet sociale se di sa mund të jem efikase.
Ju falenderojmë për pyetjen e drejtuar në redaksinë tonë. Gjithashtu uroj t’ju kemi ardhur sado pak në ndihmë!
Përgjigjet: Albina GASHI. Psikologe keshillimi….