Shkruan: Drilona ABAZAJ, Psikologe….
Ankthi “kërpudhor”, i cili prodhohet dhe stimulohet po me aq intesitet nga shoqeria jonë. Ku mjerisht në ditët e sotme askush nuk mund ti shpetoj këtij emocioni i cili karakterizohet me ndjenjën e tensionit, mendimeve shqetësuese dhe ndryshimeve tona fizike. I cili mund të jet po aq helmues sa vete bima e kërpudhës. Por si mund ti shpetohet këtij shumëzimi kërpudhor, i cili dita ditës po bëhet mbytës, dhe uzurpues në jetën e individit. Ku vet institucionet si familja, çerdhet, kopshtet, shkollat jan strukturat të cilat e ngjizin dhe i japin jetëgjatësi këtij fenomeni. Edhe pse prindërit duhet të jenë figura më e dashur dhe mbrojtëse e fëmijve, shpesh ata nuk i shpëtojnë miteve të shoqëris ne trajtimin e fëmijëve të tyre. Duke menduar dhe besuar se gjeneza “këpudhore” është më e hershme nga ç’ka mund të mendohet. Pa lënë mënjanë episode te tilla si:
Fëmijët e vegjël kërkojnë vazhdimisht kontaktin me nënën e tyre, dhe kur kjo nuk ndodh ato e shprehin kete munges duke qarë. Por sipas të rriturve kjo shihet si një kapriço e bebes, të cilit i duhen vendosur rregulla që tani, duke mos e marr në krahë e duke e lënë ti “hapen mushkritë” nga e qara sepse sipas tyre kjo i bën mirë. Qoftë dhe episode të tilla të mëvonshme, ku fëmija ndodhet në ambjentin më të ngrohtë për të siç është familja, sa hap e mbyllur sytë nëna si me “magji” nuk ndodhet aty. Një ndër format tipike ku prindërit bien në kurthin vicioz të shoqëris duke ikur fshehurazi fëmijës. Apo qoftë dhe shumë forma të tjera për ta prodhuar dhe stimuluar po aq ankthin.
Duke mos anashkaluar dhe trajtimin ne çerdhe dhe kopështe ku i favorizojn edhe me shumë përjetimin e emocioneve të tilla. Ku fëmijët shpesh herë trajtohen me rreptësi dhe mësohen si të veprojnë në mënyra strikte dhe mekanike. Po aq forma të tilla “ushtarake” ndodhin dhe në institucionin e shkollës ku shumimi i ankthit kërpudhor ecën me hapa galopante. Ku vlersimi me anë të notave, mungesa e motivimit, inkurajimit, apo qoftë dhe format dënuese që shoqëria jonë i përkrah fortë në këtë institucion, bëhen po aq shkak të injektimit dhe prodhimit në vazhdimsi të anktheve, këtyre “kërpudhave” helmuese të cilat lejnë gjurmë të thella në jetën e individit…
Shkruan: Drilona ABAZAJ, Psikologe….