Pyetje për psikologun
- Përshëndetje si jeni? – Doja të dija për ankthin
- Si tip kam qenë një femër që nuk e kam vrarë mëndjen për asgjë, por kohët e fundit kam qenë nevrike, shumë e stresuar, por përsëri nuk kam pas problem. Një ditë në punë pati goxha tension të lartë me debate, llafe dhe që aty u shqetësova ditën tjetër jasht mase, fillova të kem ankth shqetësime, djersitje pa fund, marje mendsh, këmbët i ndjeja të pa fuqishme sikur do bija, ndjehesha shumë keq dhe kjo gjë vazhdon ditë me radhë. Në darkë përmirsohesha. Kur vinte mëngjesi për të shkuar në punë nuk ikja dot, merja leje se ndjehesha keq. Sot përsëri ndihem keq, dridhem kam që dje në darkë këmbët më këputen, nuk vete dot në punë çfarë do të thotë kjo? A ka shërim se u çmenda s’më kanë ndodhur kurrë gjëra të tilla në jetën time. Faleminderit për mirëkuptimin!
Përgjigjet: Msc. Ana VELIU, Psikologe Klinike
Përshëndetje. Nga kërkesa juaj po jap disa informacione mbi ankthin.
Ankthi është një emocion i fuqishëm, i cili është i pranishëm tek çdo person që prej lindjes dhe na shërben si një mekanizëm mbrojtës. Nëse ky emocion e kalon masën dhe bëhet i pamenaxhueshëm dhe shqetësues atëher kjo kthehet në një problem.
Nga përshkrimi që ke bërë nuk mund të të jap një diagnoz pasi duhet një vëzhgim i detajuar për ta bërë atë. Por keni disa simptoma të cilat të krijohen nga ngarkesa që po kaloni nga puna dhe të krijon këtë gjëndje ankthioze.
Të sugjeroj të punosh pak me veten nëpermjet disa teknikave menaxhuese.
• Bëj një frymëmarrje të rregullt dhe të thellë e cila do të ndihmojë të kalosh në një gjëndje më relaksuese.
• Bëj zvëndësimin e shprehjeve “unë nuk mundem” me “unë mundem”
• Bëj zvëndësimin e mendimeve negative me ato pozitive
• Merru me aktivitet fizike (aerobi, palester, zumba) të ndihmojnë në shkarkimin e energjive negative.
• Imagjinata është ajo teknikë e cila redukton stresin dhe ankthin kur e lë të rrjedhë plotësisht qetë dhe pa ngarkesa. Po ashtu për t’u relaksuar udhëhiqe imagjinatën në objekte që vërtet sjellin relaksim si plazhet dhe deti, fotografitë relaksuese, zërat relaksues dhe muzika relaksuese.
• Në punë bëj ndarjen e detyrave sipas rëndësis dhe bëj zbatimin e tyre sipas radhës.
• Ndjekja e strategjive të organizuara për t’i qëndruar korrekt programit të punës dhe aktivitetit të përditshëm.
• Qëndro në shoqëri të personave që të bëjnë të ndihesh mirë.
Të gjitha këto janë teknika të mira për ta menaxhuar ankthin dhe stresin por në rast se ankthi vazhdon të të shqetësoj të këshilloj të kërkosh ndihmën e një psikoterapisti.
Përgjigjet: Msc. Ana VELIU, Psikologe Klinike