Pyetje për Psikologun (Pyetja autentike e pyetësit – për shkak të autencitetit)
A eshte ankthi vdekjeprures, si te shlirohem koplet nga ankthi, jam 32 vjeq me intervale kohore kam pas ankth, hera e pare 2008, 3 kontrolla um ka kalu, pram 2011 mu ka shfaqe terapi 1 vit um ka kalu, dhe 2015 deri tash me terapi mirpo nuk po me largohet koplet, kontrollohem te Neuropsikiatri, respekt
Përgjigjet: Ergita ZAJMI, Psikologe klinike…
Përshendetje i nderuar !
Në munges të informacionit se cilat kane qenë simptomat e para në momentin kur është paraqitur ankthi.
Gjithashtu mungesa e diagnozes të vlersuar nga specialisti tek i cili edhe keni marrë shërbim , po ashtu a keni përjetuar ndonjë situat stresuese ose abuzim me ndonjë substanc, menyra si paraqitet papritur,të detyruara apo të predispozuara nga ndonjë situat, e shumë pyetje tjera por po mundohemi sado pak për të ju ofruar ndihmë.
-Ankthi si fillim përkufizohet si një ndjesi emocionale e pakëndëshme që karakterizohet nga një sens i përgjithshëm i rrezikut e tmerrit. Në momentin e përjetimit atëherë manifestohet me disa lloje te simptomave si:
- Simptomat fiziologjike– rrahje te shpejta te zemres, ndjesin e shkurtimit dhe shtimit te frymemarrjes,djersitje e tepert,dhimbje e gjoksit etj.
- Simptomat emocionale- nervozizem në rritje, frika e humbjes së kontrollit, frika se mos vdes papritur ose frikë se mos çmendet.
- Simptomat e sjelljes- shmangie nga situatat dhe mendimet e rikthyeshme të ideve fikse, zakonisht të natyrës obsesive.
- Simptomat kognitive(njohëse)– shprehen me ngadalēsim të proceseve njohëse ose gabimet në të gjykuar mbi demtimet e mundëshme trupore, me derealizim dhe depersonalizim.
Kështu që duke u bazuar në informatat që i keni dhënê tek ne,mëndojmë që vuani nga një ankth kronik , preferohet që konsulltat t’i bëni edhe me një psikolog perderisa merrni ndihmë edhe nga neuropsikiatri. Gjithashtu ju lutem, filloni t’i praktikoni teknikat e prezentuara më poshtë.
https://www.psikologjiadheshendeti.com/ankthi-pjesa-2/
Suksese i nderuar, Ergita!
Përgjigjet: Ergita ZAJMI, Psikologe klinike…