Shkruan: Ana KOTRO, Logopede….
Paaftësia për të koordinuar buzët dhe aparatin motor.
Defektet fonetike bien mbi bashkëtingëlloret buzore dhe ndonjë herë dhe mbi buzoro-dhëmborët, mund të ndryshojë timbri i zërit.
Fëmija nuk arrin të mbyllë komplet gojën dhe kjo bën që tingulli të dalë i mbytur dhe i paqartë .
Ka raste që tingulli fiton pozicion labial të kompesuar, në të cilin, shqiptimi është i qartë , por estetikisht i gabuar.
Shënjat tipike:
- Dëmtim i proçeseve të të folurit.
- Dëmtim i artikulimit.
- Prania e elementëve të prishur të prozodisë dhe ritmit, të rradhës së të folurit dhe theksit logjik.
- Tingujt e vendosur gabim në rradhë gjatë të folurit.
- Tjetërsimi i formës së tingullit.
- Zëvëndësim i tingullit sidomos në fillim të fjalës ose fjalisë .
- Bllokim i artikulatorëve për të prodhuar heshtje.
- Posturim i gabuar i artikulatorëve të të folurit: gjuhës, buzëve dhe nofullave.
- Zgjatjen e tingujve.
- Rrjedhje jo normale e tingujve.
- Përsëritje e rrokjeve.
- Rifillim disa herë i fjalës dhe fjalisë .
Tabloja e trajtimit terapeutik të apraksisë përfshin trajtimin e karakteristiakve të të folurit apraksik si :
- Gabime në artikulim dhe prozodi
- Zëvendësim të tingujve
- Shtim i gabimeve me shtimin e kompleksitetit të mendimeve
- Rrritje e numrit të gabimeve me shtimin e qëllimeve në të folur
- Vështirësi në përsëritjen e asaj që dëgjojnë
- Vështirësi për të grupuar mendimet dhe fjalët
- Ndërgjegjshmëri për gabimet
- Prekje e të gjithë eshtrave të të folurit
Riedukimi logopedik – Duhet të stimulojë të gjitha aspektet gjuhësore, duke përdorur rrugët sensoriale. Një skemë e një programi tipik mund të jetë kjo:
- Ushtrime buko-linguale
- Ushtrime respiratore të të fryrit
- Masazh me copa akulli rreth buzëve dhe mbi faqe
- Masazhe me furçë elektrike
- Lojë artikulare me një ose më shumë fonema, si: ma, ba, etj
- Imitimi i tingujve të pëshpëritjes, gurgullitjes apo tingujve të kafshëve dhe instrumentave
- Analizë e tingullit nëpërmjet njohjes nga burimet zanore dhe riprodhimin në vazhdimësi të 2 ose më shumë tingujve (më përpara, tinguj shumë të ngjashëm, pastaj me tinguj të ndryshëm)
- Manipulimi me objekte që ndihen me dorë dhe observimi i gjithë karakteristikave të tyre; në fund bëhet emërtimi i tyre. Këto klasifikohen sipas llojit, ngjyrës, përdorimit, formës
- Praktikohen shoqërimet
- Jepen urdhra të thjeshta dhe të dyfishta kur fëmija është në gjendje t’i ndjekë
- Për të njëjtin qëllim më lart, bëhen dhe ushtrime me nyje (lego)
- Përdorimi i kubave logjikë (me manipulime, pastaj klasifikohen sipas ngjyrës, formës, madhësisë, sasisë)
- Arsyetimi logjik stimulohet me të gjitha mënyrat që u përmendën më lart dhe me materiale, objekte, figura që përfaqësojnë lidhjen shkak-pasojë
- Në të njëjtën mënyrë, punohet dhe me figurat (i jepet shkaku dhe fëmija gjen pasojën përkatëse)
- Fëmija mëson të kuptojë një përrallë dhe aftësohet ta kuptojë atë
- Albumet e vizatimit, ku mund të ngjitim figura të ndryshme në varësi të argumenteve të ndryshme
Puna manipuluese dhe riedukimi psiko-motor janë baza e fillimit për një mësim të mirë të shkrimit dhe leximit. Leximi kërkon kohë dhe durim. Është e rëndësishme t’i jepet kuptim secilës fjalë që lexohet, që të stimulojë interesin e fëmijës (fillohet me shkronja kapitale, pastaj kalon në shkronja të vogla shtypi dhe në fund me shkronjat e shkrimit).
Është me rëndësi të evidentohet kopjimi dhe të krijohet didakti dhe auto-didakti, që ndiqen nga kompozime të thjeshta, që duhet t’i bëjë fëmija. Për fëmijë në gjendje më të rëndë, leximi dhe shkrimi janë synime të paarritshme dhe ne nuk mund t’ia mësojmë me zor.
Shkruan: Ana KOTRO, Logopede….
(Burimi: ASHA, Apraxia of Speech in Adults“)