Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…
Në shumicën e rastëve problemet e përshkruara nuk ndikojnë vëtëm te ata qe i kane perjetuar ato, por edhe te familjet e tyre apo edhe në punë .
Pasi shpesh çdo gjë që ka të bëjë më traumën evitohet, shumë njerëz nuk bisedojnë më mjekun për problemët e tyre, prandaj ata edhe nuk marrin ndihmen e duhur nga mjeku. Por pa u trajtuar, çrregullimi pastraumatik shpesh nuk mund të shërohet më vite të tëra.
Psikoterapia në shumicën e rastëve është e suksesëshmë. Gjatë psikoterapisë pacientët janë të lutur që ti tregojnë mjekut në detajë për ngjarjën e përjetuar, duke u konfrontuar kështu më kujtimet traumatike dhe ndikimet e tyre në jetën e përditshmë, çrregullimi pastraumatik mund të sherohët.
Në trajtmin e stresit pastraumatik thuhet se janë të dobishme farmakoterapia, psikoterapia psikodinamike, psikoterapia kognitive.
Farmakoterapia–Antidepresivet triciklike (imipramina) pakëson rikujtimet e detyruara dhe përmiresojnë gjumin e shqetësuar, barnat beta-bllokuese ( propranololi) gjithashtu kanë treguar se pakësojnë simptomat e ngacmueshmerisë autonome , pastaj është konstatuar efekti i Litiumit i cili pakëson rikujtimet e futura me forcë dhe irritabilitetin , kurse antikonvulsantët pakësojnë irritabilitetin dhe shpërthimet e zemërimit, ndërsa inhibitoret e ripahpjës së serotoninës ( fluoxetina) pakëson spektrin e simpotmave të futura me forcë.
Psikoterapia psikodinamike–Mund të jetë e dobishme për pasojat akute të ngjarjeve traumatike, terapia mbështetëse mudn te ndihmojë pacientët të pakësojnë stresin si dhe parandalojë përgjigjet kronike ose të vonuara ndaj traumës.
Mbështetja e dyanshme e psikoterapisë në grup mund të jetë veçanarisht e dobishme për pacientët me stres pastraumatik që e ndjejnë se kanë nevojë të shkembejnë përvojat e tyre me ata që kane mbijetuar pas ngjarjeve të ngjashme traumatike.
Terapia kognitive e sjelljes–Kjo terapi është e dobishmë për pacientet me stres pastraumatik që shprehin fobi ose janë anskioz në disa situata.
Desensibilizimi sistematik kundrejt stimujve të frikshëm ose situatave( zhurmat e forta, metrove të populluara ), mund të pakësojë ankthin dhe të përmirëojë funksionimin e pacientëve, jetesa e të cilëve është e kufizuar nga frikërat, pastaj teknikat e relaksimit, ekspozimi me pak gradual dhe më shumë intensiv, etj.
Teknikat kognitive si ndalimi i mendimit mund të ndiohmojnë në pakësimin e ruminacioneve të padëshirueshmë për ngjarjen traumatike dhe për mbeturinat e saj.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…