Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Secili prej nesh e ka provuar atë, madje mund të themi se epoka jonë quhet koha e ankthit. Eshtë e vështirë që termit t’i jepet një përcaktim i sakte, ndërkohë që përdoret një gamë e tërë përgjigjesh emocionale.
Ankthi ka tension, shqetësim, madje edhe tmerr, por në kundërshtim me friken ankthi rrjedh nga burime që nuk janë të dukshme nga personi që e përjeton, ose qe duken të parëndësishëm në krahasim me reaksionin intensiv emocional të tij / ose të saj.
Ankthi lidhet me rritjen e aktivitetit të sistemit nervor simpatik, i cili manifestohet me shenja fizike të tilla si :
- djersitje,
- rrahje të shpejta të zemrës,
- tremor,
- frymëmarrje të shpejtuar
- shqetësim gastrointenstinal.
Ankthi është i zakonshëm dhe në shumicën e rasteve, karakterizohet nga një reagim i tepruar ndaj ngjarjeve të lehta stresante (psh.: shqetësim i tepërt ndaj një ekzaminimi relativisht të parëndësishëm).
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….