Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Kërkimi shkencor është një proces, një përpjekje sistematike që lejon shqyrtimin e dukurive për të nxjerrë përgjigjet e atyre çështjeve që meritojnë hulumtim.
Ky proces përmban disa karakteristika.
Ndërmjet të tjerash, kërkimi shkencor është sistematik dhe rigoroz.
Karakteri sistematik i tij shprehet në mbledhjen dhe verifikimin e vazhdueshëm të të dhënave që vijnë nga bota empirike (ajo çka ne njohim me anë të shqisave tona).
Rigoroziteti ka të bëjë me egzaktësinë shkencore që lejon zhvillimin e një kuptimi më korrekt të realitetit. Në këtë mënyrë kërkimi shkencor kontribuon në gjenerimin e njohjeve të reja nëpërmjet zhvillimit të teorisë ose verifikimit të saj.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….