Shkruan: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…
Mutizmi përkufizohet si zhdukje e gjuhës tek një fëmijë,i cili e ka pasur të zhvilluar më parë këtë aftësi.(Nuk vërehen shkaqe të natyrës organike,as prezenca e faktorëve që mund të shkaktojnë gjendje afazie-disafazie) Në shumicën e rasteve është i pavullneshëm dhe i nënshtrohet disa mekanizmave të inkoshiencës.
Mutizmi ndahet në dy llojesh :a-mutizëm i plotë, është kalimtar dhe zhduket mbas disa javësh ,por ndonjëherë ai mund të zgjasë më shumë dhe mund ti rezistojë terapisë,b-mutizëm i pjesshëm(selektiv) i cili shfaqet jashtë shtëpis.
Fëmijët me mutizëm selektiv kanë një histori zhvillimi të rregullt.Ajo që ndodh që shkakton mutizëm në një fare mënyre janë situatat e reja të tyre si psh.vajtia në shkollë ,shkëputja nga nëna ose zhvendosja nga kopshti në parashkollorë sidomos për ata fëmijë të cilët nuk kanë frekuentuar më përpara kopshtin apo cerdhen.
Mutizmi është një paaftësi e fëmijës të flas në një kontekst tjetër jo familjar që ai nuk është mësuar.
Karakteristikat e këtyre fëmijëve-këta fëmijë nga ana neurologjike janë me një zhvillim normal,nuk kanë vonesa ,janë inteligjent,nuk vuajne nga të mos kuptuarit apo të kenë probleme në ndëgjim.
-që të vegjël kanë qenë femijë të ndieshëm
-të rezervuar,të tërhequr
-eksperienc e paket me fëmijë të tjerë,skanë patur socializim ,kontakte shumë me fëmijë të tjerë.
Në shtëpi kanë patur një ambient shumë mbrojtës ku prinderit kanë qenë ankthioz.Shumë prinder duke bërë një mbrojtje të tepruar duket sikur thonë që po të mbrojmë se ti nuk je i aftë që tia dalesh vetë.
Në shumicen e rasteve mutizmi mund të filloj ne moshën 1 ose 2 vjec dhe probabilitetin me i madh është që mund të kap vajzat.Janë fëmijë që flasin në një ambient të tyrin dhe e kanë të vështirë të flasin jasht saj.
Këshilla-Ajo që këshillohet prinderve është që të kuptojnë problemin e fëmijës së tyre dhe të mos ushtrojnë presion të fort të tipit që meqënëse ti nuk fole me njerzit do të heq lojën tënde të preferuar si pasojë e atij gabimi që ti bëre.
-mësuesit të punojnë me një plan individual
-largimin e situatave stresante të fëmijës
-të mos ndëshkohet shumë fëmija
-psiko-edukimi
Kush mund të jetë arsyeja e mutizmit?
-mund të ketë qenë një situatë traumatike nga ana emocionale
-nga një bullizëm në shkollë
-vdekja e ndonjë prej gjyshërve
Shkruan: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…
Referencat: