Shkruan: Dr. Albiona DAJAKU, Specializante e Endokrologjise
Sheqeri-glukoza e gjakut i referohet sasisë së glukozes në gjakun tuaj. Kjo glukozë vjen nga çfarëdo që hani dhe pini
Njerëzit qe nuk kane diabet, nivelet e glukozës se tyre në gjak (BGLs) kanë tendencë relativisht të qëndrueshme pasi trupi është në gjendje të prodhojë insulinë për t’i rregulluar ato.
Kur bëhet fjalë për njerëzit me diabet, BGLs luhaten shumë më gjerësisht. Njerëzit me diabet janë të prekshëm si ndaj hyperglycaemia (BGL shumë e lartë) dhe hypoglycaemia (BGL shumë të ulët).
Nëse nuk i menaxhoni BGL-et tuaja nëpërmjet mënyrës së jetesës, medikamentit ose të dyjave, sasia e glukozës në gjak do të rritet dhe eventualisht do të dëmtojë enët tuaja të gjakut. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në komplikacione serioze, siç janë sëmundjet e zemrës ose sëmundjet e veshkave.
Shkruan: Dr. Albiona DAJAKU, Specializante e Endokrologjise